Viti 2017 shpallet 'Viti i Gjuhës Turke'

Me qarkoren e Kryeministrisë të botuar në Gazetën Zyrtare, viti 2017 është shpallur “Viti i Gjuhës Turke" me moton “Gjuha është identiteti ynë”.

Viti 2017 shpallet 'Viti i Gjuhës Turke'

Në qarkoren e firmosur nga Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) thuhet se me mbledhjen e mbajtur më 15 maj nën kujdesin e veçantë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) viti 2017 është shpallur “Viti i Gjuhës Turke” me moton “Gjuha është identiteti ynë”.

“Turqishtja është një nga gjuhët më të pasura dhe elementi kryesor i identitetit kombëtar. Është një detyrë e përbashkët edhe e organeve dhe institucioneve publike, edhe e të gjitha grupeve të shoqërisë që ta mbrojë, përjetësojë, pasurojë, t’ua përcjellë në mënyrë të fuqishme brezave të ardhshëm turqishten tonë, si dhe të ndërtojë të sotmen dhe të nesërmen me një hov të ri e të vetëdijshëm”, vijon qarkorja e Kryeministrisë.

Me synimin që “Viti 2017, Viti i Gjuhës Turke”, i cili është shpallur me moton “Gjuha është identiteti ynë”, t’ia arrijë qëllimit nën drejtimin e Këshillit të Lartë për Kulturën, Gjuhën dhe Historinë “Ataturku” dhe të institutit të varur prej tij, Instituti i Gjuhës Turke; të gjitha organet dhe institucionet publike, duke përfshirë Ministrinë e Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Arsimit Kombëtar, Ministrinë e Shëndetësisë, Këshillin e Arsimit të Lartë, Këshillin e Lartë të Radio-Televizioneve, Radiotelevizionin e Turqisë (TRT), qeverisjet vendore, organizatat e shoqërisë civile (OJQ) dhe organet e medias do të tregojnë kujdesin dhe vëmendjen e nevojshme për përdorimin drejt dhe në vendin e duhur të gjuhës sonë dhe do të marrin pjesë në mënyrë efektive në punimet dhe aktivitetet që do të realizohen”, thuhet ndër të tjera në qarkore lidhur me synimin e këtij projekti. 



Lajme të ngjashme