Koment - Periudha e “Marrëdhënieve të Përbashkëta” ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Samiti Erdoan-Putin i zhvilluar në datën 3 maj 2017 në Soçi të Rusisë u bë shkak për hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet turko-ruse.

Koment - Periudha e “Marrëdhënieve të Përbashkëta” ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Marrëdhëniet Turqi-BE: Periudha e “Marrëdhënieve të Përbashkëta” ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Samiti Erdoan-Putin i zhvilluar në datën 3 maj 2017 në Soçi të Rusisë u bë shkak për hapjen e një faqeje të re në kohët e fundit në marrëdhëniet turko-ruse. Sepse në samit, në tryezë u shtruan shumë tema duke filluar nga energjia tek industria e mbrojtjes, nga bujqësia tek teknologjia hapësinore, nga strategjia tek siguria, nga turizmi tek kultura e më gjerë dhe në të gjitha këto tema, përveç disa problemeve të vogla, u arrit në marrëveshje. Në deklaratat e bëra pas samitit, të dy liderët bënë të ditur se përfundoi “normalizimi” i marrëdhënieve turko-ruse dhe tashmë është kaluar në nivelin e “marrëdhënieve të përbashkëta. Po për të arritur në këtë rezultat u lanë pas periudha plot shqetësime dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve u testuan me çështje shumë të vështira.

E parë edhe nga aspekti historik, ndërmjet Turqisë dhe Rusisë vihet re një marrëdhënie me ulje dhe ngritje. Të dyja vendet janë shtete që zotërojnë thellësi historike dhe gjeografike në hapësirën gjeografike të Evroazisë. Ndërkohë që njëri vend është fuqi globale, vendi tjetër është një fuqi rajonale që punon për tu bërë një fuqi globale. Një sërë ngjarjesh që ndodhën njëra pas tjetrës në periudhën e afërt mjaftuan që marrëdhëniet turko-ruse të zënë vend në rendin më të lartë ndërkombëtarë. Rrëzimi i avionit rus tip SU-24 në kufirin e Sirisë më 24 nëntor 2015 nga ana e avionëve turq ishte bërë shkak për një krizë të madhe ndërmjet dy shteteve. Më pas atentati ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov në 19 dhjetor 2016 dhe operacionet ushtarake si Mburoja e Eufratit dhe Mburoja e Tigrit të realizuara kohët e fundit në Siri, herë pas here janë bërë shkak që të dalin shqetësime politike dhe strategjike ndërmjet dy vendeve.   

Por zbatimet e sanksioneve ekonomike dhe politike të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Rusisë për shkak të krizës së Krimesë dhe kthimit të NATO-s në strategjinë e përgjithshme të vjetër duke dislokuar ushtarë dhe armë në Poloni dhe vendet Baltike pranë Rusisë, e shtynë Moskën që të bëjë kërkime të reja. Rusia, ndërkohë që nga njëra anë merr në dorë udhëheqjen e Bllokut të Evroazisë, nga ana tjetër për tu përforcuar në këtë bllok, përpiqet të zhvillojë bashkëpunimin me Turqinë. Ankaraja, që ka mbetur nën presionin e ngjashëm nga ana e Bllokut Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian, për të ekuilibruar Uashingtonin dhe Brukselin, nuk heziton të përdorë kartën e Moskës kundrejt Uashingtonit dhe Brukselit që i kanë ardhur tek këmbët (qasur). Për të realizuar këtë objektivë, letra e ndjesës së Presidentit të Turqisë, Erdoan në 27 qershor 2016, siguroi shkrirjen e akullit ndërmjet Moskës dhe Ankarasë.

Në procesin pas kësaj, deri në samitin e 3 majit, Putin dhe Erdoan janë takuar 5 herë. Ky trafik diplomatik i ngjeshur vazhdoi me shumë mbledhje të zhvilluara ndërmjet ministrave të dy vendeve dhe sëbashku me to janë takuar edhe shefat e Shtatmadhorisë së dy vendeve.  Në këto mbledhje me gamë të gjerë duke filluar nga ekonomia, politika e jashtme, ushtria, politika dhe çështjet social kulturore, në të gjitha temat është siguruar rezultati i kërkuar.

Veçanërisht çështjet si ato ushtarake, strategjike dhe të sigurisë janë ndër temat që bëhen shkak për përjetimin e problemeve ndërmjet dy vendeve. Kjo gjendje del në plan të parë në politikat që ndiqen në lidhje me Sirinë. Rusia ndihmon me armë dhe jep mbështetje logjistike elementëve të PKK-PYD dhe YPG-së që Turqia i pranon si organizata terroriste si dhe del kundër operacionit “Mburoja e Tigrit” që Ankaraja zhvillon në Veri të Irakut dhe Veri të Sirisë me qëllim sigurinë e vendit. Por mosmarrëveshjet që dalin përgjithësisht në çështje ushtarake, sigurie dhe strategjike nuk pengojnë bashkëpunimin e këtyre dy vendeve në fusha të tjera. Ky model i ndarjes së çështjeve, që tashmë nuk vjen shumë në mendje në marrëdhëniet dypalëshe, tregon se mes Turqisë dhe Rusisë funksionon mirë. Në modelin e kësaj marrëdhënieje, problemet që janë të vështira për tu zgjidhur, nuk lejohet bllokimi i problemeve që janë më të lehta për tu zgjidhur apo çështjet pozitive ndërmjet dy vendeve.

Si rezultat Rusia është një shtet me një traditë të fuqishme diplomacie. Është një fuqi që përdor në mënyrë shumë të zgjuar por njëkohësisht edhe me ashpërsi marrëdhëniet shtet i madh-shtet i vogël. Si rrjedhojë në krijimin politik që do të ndiqet kundrejt një shteti të tillë ndjehet nevoja e një paradigme politike me një themel të ekuilibruar dhe funksion shumë dimensional.  Në momentin që ekuilibri prishet, Rusia nuk do të hezitojë që të përdorë lojën e thurur në avantazh të vetes së saj dhe në dezavantash të aleatit që ka përballë.



Lajme të ngjashme