Koment – Periudhë e re, bashkëpunime të reja

Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili për shkak të tempos së ngjeshur të politikës së brendshme kishte pezulluar vizitat jashtë shtetit, gjatë muajit maj, e pret një program i ngjeshur vizitash jashtë vendit.

Koment – Periudhë e re, bashkëpunime të reja

Ekonomia Botërore – Periudhë e re, bashkëpunime të reja

Pas rezultatit pozitiv të referendumit të 16 prillit Turqia ka hyrë në procesin e një ndryshimi të shpejtë. Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili për shkak të tempos së ngjeshur të politikës së brendshme kishte pezulluar vizitat jashtë shtetit, gjatë muajit maj e pret një program i ngjeshur vizitash jashtë vendit.

Programi që filloi me Indinë, Rusinë dhe Kuvajtin planifikohet të vazhdojë me radhë në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Turqia, që ka hyrë brenda procesit të ndryshimit të ri të sistemit, me këto vizita të Presidentit të saj, jep sinjale se ka filluar një periudhë e re edhe në politikën e jashtme.

Vizitat që do të zhvillohen në këto vende që radhiten ndër ekonomitë më të mëdha në botë, dalin në plan të parë si takime të afërta me fuqitë e rëndësishme të tregtisë ndërkombëtare. Turqia, si një vend i rrethuar nga një hapësirë gjeografike në veri nga Rusia, në jug nga Lindja e Mesme, në perëndim nga Evropa dhe në lindje nga Azia, zë vend si qendër e të gjithë këtyre popujve, kulturave, ekonomisë dhe itinerarit të transportit. Veçanërisht me lëvizjet e bëra në vitet e fundit, Turqia punon që shanset që përfiton nga pozicioni gjeografik ti kthejë në avantazh dhe duke e vlerësuar në mënyrën më të mirë pozicionin qendror, është shumë e rëndësishme që të ketë marrëdhënie të ngushta ekonomike me vende të tilla si Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

India që ishte edhe stacioni i parë i vizitave është në pozicionin e ekonomisë së shtatë më të madhe në botë dhe një nga vendet pararojë në tregtinë ndërkombëtare. Si rrjedhojë, rritja e bashkëpunimit ekonomik, marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve mbart një rëndësi jetësore për sa i përket vazhdimësisë afatgjatë në mënyrë të sigurt të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Monedha vendore, që në ditët tona zotëron një potencial të lartë në tregtinë e jashtme të vendeve, është një nga çështjet që qëndron në rendin e ditës në marrëdhëniet tregtare turko-indiane. Rritja e vëllimit tregtare me monedhën vendore, që siguron shanse dhe lehtësime në tregtinë ndërkombëtare dhe përdorimi i saj (monedhës) në tregtinë që do të zhvillohet ndërmjet Turqisë dhe Indisë, mund të sjellë ekuilibra të rinj në ekonomi. 

Krahas kësaj, një nga temat që doli në plan të parë ndërmjet dy vendeve ishte nevoja për ti dhënë përsëri formë strukturës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Erdoan duke u shprehur se India zotëron edhe një ekonomi të madhe por edhe një popullsi të dendur që përkon me 1 miliardë e 700 milionë banorë duke përfaqësuar kështu një pjesë të rëndësishme të botës, theksoi se India duhet të bëjë pjesë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe nga aspekti i vendeve në zhvillim ashtu siç është edhe Turqia, fillimi i një procesi të ri është shumë i rëndësishëm. 

Duke u nisur nga argumenti i Presidentit Erdoan “Bota është më e madhe se 5”, India duhet përfshirë në Këshillin e Sigurimit dhe duhet ta marrë këtë vend si një alternativë të zgjidhjes së nevojave për reformë të Kombeve të bashkuara.

Një tjetër vend që Presidenti Erdoan vizitoi ishte edhe Rusia. Rendi i ditës së kësaj vizite përbëhej nga çështje si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe Siria të cilat janë edhe temat që përbëjnë rendin e ditës së kohëve të fundit të të dyja vendeve. 

Duke qenë se vëllimi tregtarë dhe burimet aktuale të energjisë ndërmjet dy vendeve kanë rolin e sigurimit të kontributit të sigurisë së furnizimit, këto çështje e sjellin Rusinë dhe Turqinë në pozicion e aktorëve të rëndësishëm në politikën e jashtme.

Me ardhjen e Kryetarit të Shtetit të Rusisë së fundmi në muajin tetor në Turqi, ndërmjet dy vendeve u nënshkrua marrëveshja e Gazsjellësit Rrjedha Turke duke u hedhur kështu hapi i parë i një itinerari transportimi në tregtinë e gazit natyror.

Me vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në Rusi synohej që bashkëpunimi dhe stabiliteti ekonomik, tregtarë dhe energjetik ndërmjet dy vendeve të dalë në plan të parë.

Një tjetër vend që do të vizitojë presidenti turk është Kina që në radhitjen e vendeve me Prodhimin më të Lartë Bruto (GDP) është në vendin e dytë ndër ekonomitë më të mëdha në botë kurse për sa i përket fuqisë së blerjes është në pozicionin e ekonomisë më të madhe në botë. Kina përgatitet të verë në jetë projektin e “Krahut Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit”, që është një nga nismat më të mëdha në botë të rritjes së tregtisë dhe që do të lidhë Azinë me Evropën nga toka dhe deti. Turqia zotëron një rëndësi gjeopolitike për Rrugën e Mëndafshit dhe me projektet e rrugës hekurudhore që planifikohet të realizohet në kuadër të projektit, përparon në rrugën për tu integruar në këtë nismë.

Bashkëpunimi që Presidenti Erdoan do të fillojë me fuqitë ekonomike në rritje, kanë një rëndësi jetike për Turqinë dhe duket se është lajmëtari i shumë ndryshimeve në periudhën në vijim.



Lajme të ngjashme