IDEF 2017 – Turqia prezanton prototipin e tankut të ri “KAPLAN MT”

Prototipi i tankut “KAPLAN MT”, zhvilluar nga kompania turke e sistemeve të mbrojtjes, FNSS, së bashku me një partner indonezianm, është prezantuar për herë të parë në Panairin 13. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, “IDEF 2017”, në Stamboll...

idef 2017 - Kaplan MT tankı 04
idef 2017 - Kaplan MT tankı 03
idef 2017 - Kaplan MT tankı 02
idef 2017 - Kaplan MT tankı 01

Në Panairin 13. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, “IDEF 2017”, ku demonstrohen shumë prodhime të zhvilluara kohëve të fundit në industrinë e mbrojtjes, është prezantuar për herë të parë edhe prototipi i tankut të kategorisë së peshës së mesme, të cilin kompania turke e sistemeve të mbrojtjes, FNSS, e ka zhvilluar bashkë me një partnerin e saj indonezian.

FNSS-ja, një prej prodhuesve kryesore turke të sistemeve tokësore të industrisë së mbrojtjes, po prezanton në këtë panair gjithashtu mjete të reja dhe zhvillimet e fundit, ku kanë arritur platformat e reja.

I gatshëm për testimet, tanku “KAPLAN MT” (Tanku Kombëtar - Tigër) i kategorisë së peshës së mesme, të cilin FNSS-ja e ka zhvilluar me një punë të përbashkët me partnerin e saj indonezian, PT Pindad, po u prezantohet vizitorëve në IDEF 2017.

“KAPLAN MT” është i gatshëm të bëhet një lojtar i fuqishëm me aftësitë e precizionit maksimal të zjarrit të drejtpërdrejt, me alternativat e shumta të municioneve, si dhe me lëvizshmëri të lartë taktiko-strategjike. 

Tanku në fjalë ka të integruar një top Cockerill 105 mm me presion të lartë dhe një mbushës automatik të sofistikuar CMI Cockerill 3105. Falë këtij sistemi luftarak, “KAPLAN MT” arrin në një fuqi të lartë shkatërruese pavarësisht peshës së vogël.

Ndërsa pjesa e brendshme e mjetit luftarak, përveç ergonometrisë së ekuipazhit dhe kushteve taktike, është projektuar duke mbajtur parasysh me kujdes edhe kushtet, me të cilat mund të përballet gjatë luftimit, si drejtimi, shkrepja e armës dhe ngarkimi e nxjerrja e municionit.

Projektimi special i ndenjëses së drejtuesit siguron që ai të ketë një hapësirë të mjaftueshme pamore dhe të arrijë të gjitha pajisjet brenda kabinës. “KAPLAN MT” është gjithashtu i pajisur me sistemin e paralajmërimit me laser dhe atë drejtues luftarak, i cili siguron ndërgjegjësim taktik në komandimin e mjetit.

Në kategorinë e tij, “KAPLAN MT” ka një mbrojtje në nivelin më të lartë balistik edhe prej minave, ndërkohë që i mundëson përdoruesit të japë një kundërpërgjigje të shpejtë me forcën e zjarrit të mjaftueshëm, në një kohë të shkurtër kundër kërcënimeve në fushëbetejë.

Në një vlerësim lidhur me tankun “KAPLAN MT”, drejtori i përgjithshëm i kompanisë FNSS, Nail Kurt, ka tërhequr vëmendjen mbi aftësitë e mjetit dhe modelin e zhvilluar.

Duke vënë në pah se “KAPLAN MT” është një mjet shumë special, Nail Kurt ka theksuar se "në fazat e avancuara të projektit, kur të demonstrohet në terren performanca e tankut, do të prezantohet edhe më qartë efektiviteti i këtij projektimi". 

"Ne jemi shumë të kënaqur që kemi zhvilluar këtë mjet me parterët tanë indonezianë. FNSS-ja zbaton me sukses prej vitesh modele të ndryshme bashkëpunimi. Në Malajzi po kryejmë projektin AV8 me partnerin tonë DEFTECH. Në Arabinë Saudite po menaxhojmë një fabrikë shtetërore përmes kompanisë sonë me sipërmarrje të përbashkët FNSS ME. Kurse në Indonezi po zhvillojmë një model të ndryshëm, një produkt të përbashkët. Me teknologjinë dhe përvojën që zotëron, FNSS-ja është e gatshme të punojë në lidhje me modele të ndryshme me vendet mike dhe aleate", deklaroi Kurt.



Lajme të ngjashme