ASELSAN prodhon sistemin e ri ‘Korhan’ për fushën e luftës

Industria Elektronike Ushtarake (ASELSAN) zhvilloi sistemin e blinduar të luftës së teknologjisë së gjeneratës së re për të siguruar në mënyrë të avancuar nevojat e epokës së re për të cilat ndihet nevoja në fushën e betejës.

Sistemi i quajtur ‘Korhan’ do të prezantohet në edicionin e 13-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF).

Në këtë panair që do të organizohet mes datave 9-12 maj në Stamboll, ku do të takohen aktorët më të rëndësishëm të industrisë së mbrojtjes vendore dhe ndërkombëtare, autoritetet e prokurimit dhe delegacionet e vendeve të ndryshme, ASELSAN-i do ti mirëpresë vizitorët në stendën më të madhe të panairit.

Sistemi ‘Korhan’ ka një fuqi zjarri të lartë, është pajisur me sisteme të avancuara të përcaktimit dhe ndjekjes së objektivit si dhe si mbartës i teknologjisë së fundit, me sistemet e mbrojtjes së vetvetes dhe zbulimit të mjedisit, mund të sigurojë mbijetesën në nivelin më të lartë të sistemit.

Si armë kryesore, Korhan përdor topin 35 milimetra që ka një goditje të shpejtësisë së lartë.

Prodhimi i topit në fjalë bëhet me mundësi kombëtare nga ana e Institutit turk të Industrisë Kimike dhe Mekanike.

Në sistem gjendet në armë automatike 7,62 milimetra e vendosur në të njëjtën linjë goditjeje me armën kryesore të mbrojtjes kundër kërcënimeve të afërta që vijnë nga toka.

Korhan është pajisur me sistemin e komunikimit të gjeneratës së re të zhvilluar përsëri nga ASELSAN për të plotësuar nevojat e komunikimit të dendur në fushën e betejës.

Lajme të ngjashme