Porositë e kompanisë ASELSAN shënojnë rritje

Lista e porosive të kompanisë ASELSAN, e cila është njëra prej kompanive më të mëdha të sektorit të industrisë së mbrojtjes së Turqisë, u rrit për 44%.

Porositë e kompanisë ASELSAN shënojnë rritje

Lista e porosive të kompanisë ASELSAN, e cila është njëra prej kompanive më të mëdha të sektorit të industrisë së mbrojtjes së Turqisë, u rrit për 44%.

ASELSAN-i në listën e saj të porosive të vitit të kaluar shtoi edhe projekte të reja si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ndërkohë që vëllimi ekonomik i projekteve të ASELSAN-it në vitin 2016 shënuan rritje për 44% në krahasim me vitin e kaluar, kompania mori porosi në 6,2 miliardë dollarë. Këto porosi përfshijnë një periudhë kohore deri në vitin 2025.

Raporti vjetor i bordit drejtues i kompanisë për vitin 2016 vuri në pah peshën e përgjegjësive dhe madhësinë ekonomike të kompanisë në sektorin e industrisë së mbrojtjes.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara vendet të cilat bënë më së shumti investime në vitin 2015 janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Arabia Saudite, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë që burimet e SHBA-së të ndara për mbrojtje janë ulur në 5 vitet e fundit, Kina, Rusia, Arabia Saudite dhe rajoni i Azisë dhe Oqeanisë shënuan rritje në këto burime.

Shpenzimet vjetore të Turqisë në mbrojtje janë ulur nga 17,1 miliardë dollarë në 15,3 miliardë dollarë për shkak të luhatjes në kursin e këmbimit. Ndërkaq krahas uljes në fjalë kompania shtoi numrin e projekteve për porosi të marra brenda vendit.

Për shkak të natyrës së sektorit projektet e mbrojtjes përbëhen nga projektet të cilat shtrihen në vite. Gjithashtu bëhet e ditur se prej fillimit të një projekti të një sistemi të ri e deri tek dorëzimi i tij kalojnë 4-5 vite.



Lajme të ngjashme