Simpatizantët e PKK-së plagosin 2 turq në Angli

Simpatizantët e organizatës terroriste PKK edhe në protestën e zhvilluar para dy ditësh sulmuan me gurë dhe vezë ambasadën e Turqisë në Londër.

Simpatizantët e PKK-së plagosin 2 turq në Angli
Simpatizantët e PKK-së plagosin 2 turq në Angli
Simpatizantët e PKK-së plagosin 2 turq në Angli

Simpatizantët e organizatës terroriste, që nuk kanë lënë gur në vend në rrugët e Londrës duke nxjerrë si pretekst ndalimin e deputetëve të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të shumta të prokurorisë për të dhënë dëshmi, kanë plagosur 2 nënshtetas turq.

Të dëmtuarit që dhanë informacione në lidhje me ngjarjen për korrespondentin e Agjencisë turke të Lajmeve Anadolli (AA), Xhejlan Nas (Ceylan Nas) që vazhdon studimet në Angli tha se ankesa, që i bënë policinë së bashku me të fejuarin në lidhje me agresorët, nuk u pranua.

Ajo shpjegoi se me grupin që hidhte slogane dhe mbante pankarta kundër Turqisë u ndeshën në dalje të stacionit të metrosë në Oxford Circus.

“Vazhdimisht shanin. Ne u afruam për të parë se çfarë po ndodhte. Ata që ishin përreth me telefona në duar po xhironin protestën. Edhe ne filluam të filmojmë. Në atë moment një person me shall të zi u mundua të na pengojmë që të mos filmonim” tha Nas.  

Ajo shpjegoi se i kishin thënë këtij personi që nuk kishte të drejtë që ti pengojë por ai i kishte kërcënuar se protestuesit do ti rrihnin.

Ajo theksoi se protestuesin ofendonin Turqinë dhe për këtë arsye iu përgjigjën me fjalë dhe më pas protestuesit i sulmuan. Ajo nënvizoi se ndërkohë policët qëndruan indiferentë ndaj ngjarjes.  

“Protestuesit e tërhoqën të fejuarin tim një dyqan dhe e mbërthyen përpara shkallëve lëvizëse ku edhe e goditën. Policia vetëm mbylli derën e dyqanit dhe pasi na mbajtën rreth gjysmë ore aty na hipën në një taksi nga dera e pasme e dyqanit.

Nas shpjegoi se pas ngjarjes kërkuan të ankohen në lidhje me agresorët por policët nuk u interesuan madje nuk kaluan as nga kontrolli i mjekut për të përcaktuar gjurmët e goditjeve.

Simpatizantët e organizatës terroriste PKK edhe në protestën e zhvilluar para dy ditësh sulmuan me gurë dhe vezë ambasadën e Turqisë në Londër.

Gjatë ngjarjes ishte plagosur lehtë një polic anglez që u godit në kokë nga një objekt i lehtë.

Lajme të ngjashme