Fitorja e popullit!

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman dhe Kryeministri Binali Yildirim, falënderuan popullin turk...

Fitorja e popullit!

Në një dalje publike pas tentativës së dështuar për grusht shteti, Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se përpjekja e atyre që nuk e duronin unitetin, integritetin dhe vëllazërinë e Turqisë, për të marrë kontrollin e shtetit, më 15 korrik u kthye në veprim të armatosur; ndërsa ka rikujtuar se hapat e ndërmarra nga organizata terroriste guleniste (FETO) janë sprapsur nga të gjithë qytetarët turq anembanë vendit, të cilët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së tij natën e ngjarjes dhe kanë mbushur sheshet.

“Të gjithë qytetarët tanë mbushën sheshet dhe bënë qëndresë duke thënë se nëse ata kanë tanke dhe predha, ne kemi imanin (besimin) tonë. Shtrirja e këtyre vëllezërve tanë të rinj nën tanke nuk është diçka e zakonshme. Kjo është dëshmi e besimit dhe sidomos demonstrim i tij. Kjo është ajo që ata kanë bërë”, theksoi kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman, ka thënë se i gjithë populli turk është bërë një trup i vetëm dhe se shkaktarët e kësaj dhimbjeje do të marrin dënimin e merituar.

“Kjo është një formë e terrorizmit. Tentativa për grusht shteti dështoi. Shteti do të zbulojë përgjegjësit e kësaj ngjarjeje, si dhe lidhjet e tyre të brendshme dhe të jashtme. Kjo do të bëhet mbi baza ligjore”, siguroi Kahraman.

Ndërsa Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) Binali Yildirim, ka falënderuar popullin turk që i doli zot demokracisë.

“Ata ishin të etur për gjak. Ata ishin në gjendje çmendurie. Por nuk dinin diçka: Kush prek shtëpinë e popullit i digjen duart! Dhe duart e tyre u përvëluan pa kaluar ende 24 orë. Asnjë grusht shteti nuk ka mbetur i pandëshkuar dhe nuk do të mbetet as në vijim. Kurrkush nuk do të guxojë më këtej e tutje që të sekuestrojë vullnetin e popullit”, nënvizoi Kryeministri Binali Yildirim.



Lajme të ngjashme