Vendoset pllaka e fundit e Urës “Yavuz Sultan Selim”

Pllaka e fundit e urës së 3-të të Stambollit, që lidh dy kontinente dhe konsiderohet si gjerdani i 3-të i Bosforit, u vendos me një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit.

Vendoset pllaka e fundit e Urës “Yavuz Sultan Selim”
Vendoset pllaka e fundit e urës “Yavuz Sultan Selim”
Vendoset pllaka e fundit e urës “Yavuz Sultan Selim”

Pllaka e fundit e urës së 3-të të Stambollit, që lidh dy kontinente dhe konsiderohet si gjerdani i 3-të i Bosforit, u vendos me një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit.

Të dielën është vendosur pllaka e 59-të dhe e fundit e Urës “Yavus Sultan Selim".

Ndërtimi i kësaj ure, kostoja totale e të cilës pritet të jetë 4,5 miliardë lira turke (rreth 1,5 miliardë dollarë), ka nisur në vitin 2013.

Mbi urë do të ketë 8 korsi të rrugës tokësore dhe 2 korsi të linjave hekurudhore.

Në fjalën e rastit gjatë ceremonisë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka vlerësuar megaprojektet e Turqisë.

“Deri më tani 130 milionë udhëtarë kanë kaluar përmes Marmaray-it. Në një të ardhme të afërt do të kemi Tunelin e Euroazisë. Me lejen e Zotit, Tuneli i Euroazisë po përfundon. Tuneli i Euroazisë do të jetë gati për shërbim bë fund të këtij viti. Në këtë mënyrë udhëtimi ynë nga brigjet evropiane tek ato aziatike do të ketë padyshim një lehtësim", deklaroi kreu i shtetit turk.

Më pas, Presidenti Erdogan, Kryeministri Ahmet Davutoglu dhe ministri Transportit, Binali Yildirim, realizuan së bashku saldimin simbolik të pllakës së fundit të çeliktë të urës së tretë të varur mbi Bosfor.



Lajme të ngjashme