Shtypi turk 11.02.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 11 shkurt 2019:

Shtypi turk 11.02.2019

Haber Türk” – U hodhën themelet e qendrës së re kulturore “Ataturk”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në ceremoninë e hedhjes së themeleve të Qendrës Kulturore “Ataturk” (AKM), e cila do të ndërtohet në Sheshin Taksim të Stambollit, tha se ky është një hap i rëndësishëm që do të shënojë një epokë të re në jetën artistike dhe kulturore të Turqisë. “Qendra e re kulturore do të përbëhet nga 5 godina të ndara dhe do të ketë një sipërfaqe totale të mbyllur 95.600 m2. Ndërtimi i qendrës (AKM) do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër, më pak se 2 vjet, dhe do të jetë në shërbim të artistëve dhe artdashësve”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit turk në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast të dielën në Stamboll.

Vatan” – Partneritet gjigand mes Turqisë dhe Rusisë! Stambolli dhe Antalia në tryezë si dy alternativat kryesore

Po qartësohen edhe detajet e universitetit të përbashkët turkorus, çështje që pritet të diskutohet edhe në takimin që Presidenti Erdoan do të ketë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në vizitën që pritet të realizojë në muajin prill në Rusi. Në lidhje me vendin ku do të hapet universiteti i përbashkët, më shumë po qëndrohet mbi alternativat e Stambollit dhe Antalias.

Hürriyet” – Aeroportet e Stambollit mirëpritën 7 milionë e 968 mijë e 882 udhëtarë

Numri i fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare që janë realizuar në muajin janar (2019) në aeroportet e Stambollit (“Ataturk”, “Sabiha Gökçen” dhe “Istanbul”) është rritur me 1 mijë e 68 në krahasim me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar dhe është realizuar në 56 mijë e 420. Me fluturimet vajtje dhe ardhje që janë realizuar nga këto aeroporte në të njëjtën periudhë (janar 2019) janë transportuar gjithsej 7 milionë e 968 mijë e 882 pasagjerë.

Star” – Eksporti i frutave të thata arrin në 1 miliard e 388 milionë dollarë

Eksporti i frutave të thata të Turqisë në vitin 2018 është rritur me 8,5% në 1 miliard e 388 milionë dollarë, nga 1 miliard e 279 milionë dollarë që ka qenë në vitin 2017. Gjermania është vendi që ka importuar më shumë fruta të thata nga Turqia, 178 milionë dollarë. Anglia është vendi i dytë që i ka pëlqyer më shumë frutat turke të thata, duke importuar nga Turqia 164 milionë dollarë fruta të thata. Kurse Italia e shkroi emrin në vend të tretë me 102 milionë eksporte fruta të thata. Nga ana tjetër numri i vendeve ku Turqia eksporton sot fruta të thata është rritur në 143.

Yeni Şafak” – Objektivi i luleshitësve turq për vitin 2019 është të eksportojnë në 85 vende.

Sektori turk i luleve të prera vitin e kaluar realizoi 100 milionë dollarë eksporte. Për këtë vit sektori synon që prodhimet ti dërgojë në 85 vende dhe të sigurojë nga ky eksport 125 milionë dollarë të ardhura. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Zbukuruese dhe të Produkteve (të këtyre bimëve) për Rajonin e Anadollit Qendror (Orta Anadolu Süs Bitkileri ve Mamulleri İhracatçıları Birliği), Ismail Jëllmaz (İsmail Yılmaz) tha në një prononcim se tregjet më të rëndësishme për ta janë Holanda dhe Anglia, duke shtuar se vitet e fundit është parë një rritje e rëndësishme edhe në tregun e Uzbekistanit.



Lajme të ngjashme