Shtypi botëror 11.02.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 11 shkurt 2019:

Shtypi botëror 11.02.2019

Angli - “Asharq Alawsat”: Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite i ka komunikuar Uashingtonit që refuzojnë çdo marrëveshje që nuk plotëson të drejtat e palestinezëve.

Katar - “Al-Raya”: Izraeli po ndërton marrëdhënie sekrete me Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite kundër kërcënimit të Iranit.

EBA - “Al-Emarat Al-Youm”: Vendet afrikane po normalizojnë me shpejtësi marrëdhëniet e tyre me Izraelin.

Gjermani - “Spiegel Online”: Turqia ka kritikuar politikat e Kinës ndaj ujgurëve, një pakicë myslimane në vendin me popullsinë më të madhe në botë.

Gjermani - “Deutsche Welle”: Në 40-vjetorin e Revolucionit Islam janë gratë ato që orientojnë ndryshimin në Iran.

Gjermani - “Focus Onlien”: Turqia po merr masa kundër terrorizmit ushqimor. Qeveria e Erdoganit ka vendosur për shitjen e drejtpërdrejtë të fruta-perimeve në popull.

Spanjë - “El Mundo”: Mijëra opozitarë spanjollë janë tubuar në sheshe me kërkesën për zgjedhje të parakohshme dhe për të protestuar negociatat e Presidentit Pedro Sanchez me indipendentistët.  

Spanjë - “El Pais”: Trekëndëshi i djallit sipas Trumpit: Venezurla, Kuba dhe Nikaragua.

Argjentinë - “Clarin”: Maduro ka filluar në Venezuelë disa stërvitje ushtarake që do të vijojnë deri më 15 shkurt.

Rusi - “TASS”: Ministri i Mbrojtjes së Anglisë, Gavin Williamson, ka thënë se Rusia duhet të paguajë kosto të lartë për shkak të veprimeve provokuese që shfaq kundër shteteve anëtare të NATO-s.

Rusi - “Izvestiya”: Në bazë të rezultateve të sondazhit publik “Security Radar 2019”, rusët dhe ukrainasit janë ata që i tremben më tepër shpërthimit të një lufte në Evropë.

Rusi - “RIA Novosti”: Ambasadori i Rusisë në Ankara, Alexei Yerhov, ka potencuar se vëllimi tregtar Rusi-Turqi në vitin 2018 ka arritur në 25,4 miliardë dollarë duke kapërcyer nivelin më të mirë të shënuar përpara krizës (së avionit) ndërmjet dy vendeve.

Francë - “Le Figaro”: Gjermania është tronditur rëndë nga kriza e refugjatëve në vitin 2015.

Francë - “Le Monde”: Tensioni ndërmjet Francës dhe Italisë është duke u përshkallëzuar sërish.

Francë - “Liberation”: Një protestuesi në Paris i është këputur dora.

Shqipëri - “Shekulli”: Italia është blerësi kryesor i produkteve blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale “Made in Albania”.

Kosovë - “Koha.net”: Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar unanimisht protokollin që i hap rrugën ratifikimit të vendimit për votën pro për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Maqedoni - “MIA”: Banka Botërore ka raportuar se Maqedonia ka nevojë për një paketë të fuqishme masash politike që të ulen shpenzimet e larta të pensioneve.



Lajme të ngjashme