Shtypi botëror 18.01.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte, 18 janar 2019:

Shtypi botëror 18.01.2019

Argjentinë - “Infobae”: Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit terrorist ndaj Akademisë Policisë në kryeqytetin Bogota të Kolumbisë.

Spanjë - “ABC”: Goli i Messit i ka dhuruar Barcelonës biletën për në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Rusi - “Izvestiya”: Shkencëtarët rusë kanë paralajmëruar rrezikun e një përplasjeje të mundshme të asteroidit “Apophis” me Tokën në vitin 2068.

Rusi - “RIA Novosti”: Ambasadori i Federatës Ruse në Phenian ka thënë se vendi i tij nuk i shet Koresë së Veriut teknologji të mbrojtjes ajrore duke përgënjeshtruar kështu edhe pretendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rusi - “Vesti”: Dhjetëra-mijëra qytetarë serbë kanë përshëndetur Putinin përpara katedrales qendrore të Beogradit. Në kuadër të vizitës së shefit të Kremlinit në Serbi, ndërmjet dy vendeve u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me vlerë 200 milionë euro. Ndërkaq, Serbia mendohet të përfshihet në itinerarin e transmetimit të gazit rus në Evropë përmes tubacionit “Rrjedha Turke”.

Gjermani - “Deutsche Wirtschaftsnachrichten”: “Shkarje gjeopolitike – Siria: Zona e sigurisë bllokon korridorin tokësor të Iranit për në Mesdhe.”

Gjermani - “Deutsche Welle”: Kuvendi Federal (Bundestag) feston 100-vjetorin e ligjit që u njohu grave të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Gjermani - “ARD”: Bashkimi Evropian po përgatit planet emergjente kundër një Brexit-i të vështirë.

Angli - “Asharq Alawsat”: Sulmi në Menbixh nuk do të ndryshojë vendimin e Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Angli - “Al-Hayat”: Turqia ka deportuar një gazetare holandeze për lidhje me organizatën terroriste.

Katar - “Al-Raya”: Shefi i Dohas zyrtare ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Francë - “Le Monde”: Macroni ka përshëndetur trupat në Tuluzë dhe është përpjekur të masë moralin e ushtrisë. “Si ndiheni shpirtërisht?”, ka pyetur kreu i shtetit francez.

Francë - “Le Figaro”: “Jelekët e Verdhë” po përgatiten për demonstratën e 10-të pavarësisht Negociatave të Mëdha, një takim publik organizuar nga Parisi zyrtar kundër protestave masive.

Francë - “Le Parisien”: Zgjedhjet për Parlamentin Evropian po krijojnë terren për një duel të ri Macron – Le Pen.

Shqipëri - “Shekulli: Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Kryeministrin Edi Rama në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kosovë - “Koha.net”: Në ditën që Presidenti rus Vladimir Putin qëndroi (të enjten) në Beograd, artisti serb Çedomir Petroviç ka deklaruar për gazetën “Danas” se Serbia duhet të njohë Kosovën dhe t’i vendosë sanksione Rusisë.

Maqedoni - “MIA”: Athina zyrtare ka thënë se të gjithë grekët duhet ta kuptojnë të vërtetën për Marrëveshjen e Prespës.



Lajme të ngjashme