Shtypi botëror 30.11.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore në lidhje me Turqinë (24-30 tetor):

Shtypi botëror 30.11.2018

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA”: Takimi 4. i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar është zhvilluar në Stamboll me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Emirit të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani. Palët kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit ushtarak.

Kanali informativ amerikan“Bloomberg”: Kryetari i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se vendi i tij do të ndërmarrë hapat e nevojshme kundër YPG/PKK-së së mbështetur nga amerikanët, organizatë separatiste terroriste kjo që ka pushtuar disa zona në Siri.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Duke iu drejtuar grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se organizata terroriste DAESH është një projekt i hartuar nga disa qarqe të caktuara për të trembur botën.

Agjencia amerikane e lajmeve “AP”: Turqia u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet tyre përmes dialogut duke theksuar gjithashtu se Deti i Zi duhet të jetë një det paqësor.

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”: Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka njoftuar se princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, i ka kërkuar takim Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe se për momentin nuk ka ndonjë arsye që do të pengonte takimin në fjalë.

Radio“Zëri i Rusisë”: Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar heshtjen e Evropës karshi protestave dhe dhunës policore në Francë. “Aktualisht në Paris ka akte terroriste. Por a po i dëgjohet zëri medias ndërkombëtare? Jo! Bota është e heshtur, nuk e shikon fare Parisin. Vallë pse nuk e shohin? Sepse nuk duan që ata të njollosen. Doni apo s’doni ju, bota po e ndjek nga afër këtë zhvillim”, ka thënë ai.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar mbështetjen e tij të fuqishme për një përdorim më të gjerë të njësive monetare kombëtare në tregtinë me vendet e tjera.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP”: Gjatë një prononcimi ditën e martë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan i Turqisë ka paralajmëruar kundër “sjelljeve të pamatura” të çdo lloji në Qipro. “Sjelljet e shkujdesura të Greqisë që mbështetet nga disa shtete evropiane, si dhe të pjesës greke të Qipros që bashkëvepron me të, janë bërë një burim kërcënimi dhe rreziku për ata vetë në radhë të parë”, ka nënvizuar lideri turk.

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA”: Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka tërhequr vëmendjen se në Turqi vazhdon një hetim i gjithanshëm në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. “Por përgjegjësia për zbardhjen e këtij krimi rëndon mbi Arabinë Saudite”, ka shtuar zëdhënësi Kalin.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP”: Rrugës që kalon përpara objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, i është dhënë emri i politikanit dhe avokatit mysliman të të drejtave të njeriut, Malcolm X.

Radio“Zëri i Amerikës”: Raporti i fundit i Pentagonit ka potencuar se Turqia është një partnere e rëndësishme në prodhimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë, F-35.



Lajme të ngjashme