Shtypi botëror 02.11.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore.

Shtypi botëror 02.11.2018

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press – AP”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka njoftuar përfundimin e planifikimeve për një operacion “gjithëpërfshirës dhe efektiv”, i cili do të ketë në shënjestër YPG-në, që ndodhet në lindje të Lumit Eufrat në Siri dhe që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Agjencia britanike “Reuters”: Trupat turke dhe amerikane filluan të enjten patrullimet e përbashkëta në rajonin Menbixh të Sirisë.

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung”: Prokurori i Stambollit ka thënë se gazetari saudit Jamal Khashoggiështë mbytur menjëherë sapo ka hyrë brenda në Konsullatë sipas një planit të përgatitur më parë”, kurse kufoma e tij është zhdukur duke e copëtuar atë.  

Agjencia ruse “Ria Novosti”: Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI), Omer Çelik ka thënë se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi nuk mund të jetë kryer pa marrë një urdhër të nivelit të lartë.

Gazeta boshnjake “Dnevni Avaz”: Përurimi i Aeroportit të Stambollit, i cili kur të ketë përfunduar plotësisht së ndërtuari do të jetë më i madhi në botë, është bërë nga Presidenti Erdoan më 29 Tetor, në ditën e 95-vjetorit të themelimit të Republikës. Pritet që në fazën e parë aeroporti të mirëpresë në vit 90 milionë pasagjerë.

Agjencia angleze “Reuters”: Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar ka thënë se në zonën ku është realizuar operacioni “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë janë kthyer 260 mijë qytetarë sirianë.

Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”: Turqia ka njoftuar fillimin punimeve për zhvillimin e sistemit të mbrojtës kundërajrore me raketa kombëtare me rreze të gjatë veprimi.

Gazeta greke “Tribune”: Anija turke “Fatih” ka nisur aktivitetin e sondimit në Mesdheun Lindor.

Organi mediatik iranian “ISNA”: Ministrat e Punëve të Jashtme të Iranit, Turqisë dhe Azerbajxhanit kanë firmosur një komunikatë të përbashkët pas një ministeriali tresh në Stamboll. Komunikata dënon sanksionet e njëanshme që pengojnë marrëdhëniet ndërmjet tre vendeve.

Media kineze “Huanqiu Shibao”: Kompania më e madhe e çimentos në Tajvan ka deklaruar se do të themelojë në Turqi një shoqëri të përbashkët (joint venture) me një investim me vlerë 1,1 miliardë dollarë.



Lajme të ngjashme