• Video galeri

Shtypi botëror 05.10.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore në lidhje me Turqinë (28 shtator-5 tetor):

Shtypi botëror 05.10.2018

Radio “Zëri i Rusisë”: Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se si rezultat i marrëveshjes me Rusinë për Idlibin është parandaluar një valë e madhe e migrimit.

Gazeta austriake “Die Presse”: Pas vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Gjermani kompania “Siemens” vendosi të bëjë investime të reja në Turqi. Kompania gjermane planifikon që prodhimin e pajisjeve mjekësore të bëjë në Turqi.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press”(AP): Në një lajm të saj AP njofton se forcat e armatosura turke dhe amerikane brenda një muaji do të fillojnë me patrullime të përbashkëta përreth qytetit Menbixh që ndodhet në veri të Sirisë dhe që ka një rëndësi të madhe strategjike.

Rrjeti mediatik italian “ANSAmed”: Presidenti Erdogan dhe liderët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë nga mesi i tetorit do të mbajnë një samit në Stamboll në lidhje me çështjen e Sirisë.

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters”: Ekonomia turke po vazhdon të shënojë rritje në saje të masave të marra. Shifrat e eksportit në shtator arritën në përmasa mjaftë të kënaqshme.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë Turqia është e vendosur në forcimin e marrëdhënieve me Rusinë, përfshirë edhe ato në fushën e mbrojtjes dhe se arritën ti tejkalojnë të gjitha provokimet që synonin dëmtimin e këtyre marrëdhënieve.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP”: Me një ceremoni të organizuar në Këln të Gjermanisë, ku mori pjesë edhe Presidenti Erdogan u bë përurimi i xhamisë më të madhe në Evropë. Punimet e ndërtimit të xhamisë u financuan nga ana e Unioni Islam Turk për Çështje Fetare (DITIB).

Shtëpia mediatike gjermane “Deutsche Welle”(DW): Në Turqi, e cila pas zgjedhjeve të mbajtura më 24 qershor kaloi në sistemin presidencial, edhe zyrtarisht filloi me punë Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë.

Radio kineze “China Radio International” (CRI): Kryetari i komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Volkan Bozkir bëri të ditur se Ankaraja zyrtare vendosi të hapë ambasadë në Kamboxhia dhe se kanë filluar edhe planifikimet në lidhje me këtë.

Radio dhe faqja e internetit “Parstoday”: Turqia dhe Irani forcojnë bashkëpunimin e tyre në sektorin e bujqësisë. Të dy vendet do të zhvillojnë projekte të përbashkëta posaçërisht në sera dhe prodhimin e shafranit.

Gazeta “Esh-Shark Al-Avsat”: Gazeta ndërkombëtare që botohet në gjuhën arabe në Angli njofton se zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Omer Çelik ka thënë se të gjitha qëllimet dhe ambiciet çnjerëzore, të cilat i posedon DAESH-i, i posedon edhe e djathta ekstreme në Evropë.



Lajme të ngjashme