Shtypi botëror 14.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore në lidhje me Turqinë (8-14 shtator):

Shtypi botëror 14.09.2018

Agjencia gjermane e lajmeve, “DPA”: Autori i dyshuar i sulmit me bombë të vitit 2013 në qytezën Rejhanllë të provincës jugore turke të Hatajit, është kapur në qytetin Latakia të Sirisë nga Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT). I dyshuar ka pohuar se urdhrin e sulmit e ka marrë nga shërbimi i inteligjencës së regjimit sirian.

Agjencia amerikane e lajmeve, “AP”: Ankaraja zyrtare ka bojkotuar konferencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila po mbahet në kryeqytetin Varshavë të Polonisë, për shkak të lidhjeve të saj me grupet terroriste që kryejnë aktivitete kundër Turqisë.

Agjencia franceze e lajmeve,“AFP”: Turqia ka reaguar ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbyllur misionin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) në Uashington. Ministria turke e Punëve të Jashtme ka thënë në një reagim me shkrim se ky vendim është tregues i paanshmërisë së humbur të administratës amerikane në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Radio “Zëri i Rusisë”: Urdhri ekzekutiv i presidentit për mbrojtjen e vlerës së lirës turke është botuar në Fletoren zyrtare. Sipas këtij dekreti presidencial, të gjitha shitblerjet dhe qiradhëniet e pasurive të tundshme dhe të patundshme në Turqi do të bëhen me monedhën kombëtare dhe jo më me valutat e huaja.

Shtëpia mediatike gjermane,“Deutsche Welle”: Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), jetëgjatësia mesatare në Turqi është rritur në 78 vjeç dhe kjo rezulton të jetë më e lartë sesa mesatarja e jetëgjatësisë në Evropë.

Kanali informativ amerikan, “CNN”: Gjatë gërmimeve arkeologjike në Keltik, qytet antik në provincën veriore Gymyshane të Turqisë, janë zbuluar objekte dhe artefakte të shumta 2.000-vjeçare nga periudha romake. Vetëm 50 cm nga sipërfaqja e tokës, këto zbulime që vazhdojnë të nxirren në dritë nga arkeologët turq, vërtetojnë se ky qytet i lashtë ka qenë baza e Legjionit 15. të Perandorisë Romake.

Agjencia britanike e lajmeve,“Reuters”: Turqia dhe Sudani kanë firmosur një marrëveshje me vlerë 100 milionë dollarë, e cila u mundëson firmave turke që të investojnë në kërkimin e naftës dhe në hapësirat e pafundme bujqësore të këtij shteti afrikan.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve,“Xinhua”: Ekonomia turke ka regjistruar një rritje me 5,2 për qind në tremujorin e dytë të 2018-s. Një performancë të fuqishme në çerekun e dytë të këtij viti kanë demonstruar sidomos eksporti dhe turizmi duke kontribuuar pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit.

Radio “Zëri i Rusisë”: Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, ka paralajmëruar Rusinë dhe regjimin e Esadit se një operacion i mundshëm në Idlib të Sirisë do të shkaktojë një fatkeqësi në rajon, që për më tepër është problematik edhe aktualisht.



Lajme të ngjashme