Shtypi botëror 07.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore.

Shtypi botëror 07.09.2018

Portali kinez i lajmeve “Huitong Wang”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka thënë se do të heqin dorë nga përdorimi i dollarit në transaksionet (tregtinë) me Rusinë dhe vendet e tjera. Edhe Rusia ka njoftuar se është momenti i duhur për të kaluar në veprim për të shpëtuar nga dollari si një instrument i përbashkët pagese dhe për të kërkuar zgjidhje alternative.

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”: Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak) tha se masat ekonomike që kanë marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë arritur në një pikë që tani e tutje nuk do të jenë në dobi të shtetit apo popullit amerikan.

Televizioni amerikan informativ “CNN International”: Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në konferencën e shtypit që mbajti në Izmir me homologun e tij grek, Nikos Koxias, tha se pavarësisht ditëve të stuhishme që kalojnë herë pas here Turqia me Greqinë vazhdojnë ta shikojnë dialogun si rrugë për zgjidhjen e problemeve.

Zëri i Amerikës (VOA): Kreu i Këshillit Turko-Amerikan, Howard Beasey tha se Turqia për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është një partner i qëndrueshëm në çdo aspekt, kryesisht në atë politik, ushtarak dhe ekonomik.

Radioja Ndërkombëtare e Kinës (CRI): Mbretëresha e muzikës greke, Despina Vandi më 17 shtator do të takohet me adhuruesit e saj në Stamboll, në kuadër të Edicionit të 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës.

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”: Prodhuesit rusë të automobilave në tregtinë me Turqinë po heqin dorë nga dollari dhe po kalojnë në monedhën kombëtare.

Rrjeti informativ BE-Turqi: Turisti evropian vazhdon ta rrisë interesimin ndaj Turqisë, kurse sektori i turizmit turk po thyen rekorde të njëpasnjëshme. 

Gazeta greke “Dimokratia”: Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu ka njoftuar se Turqia do të sondojë në Mesdheun Lindor dhe për këtë çështje Ankaraja ka biseduar me firmat e sondimit dhe Greqinë.

Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”: Për arsye sigurie Turqia do të zbatojë rregulla të reja për anijet që kalojnë nga Ngushtica e Stambollit (Bosforit) dhe e Çanakalasë (Dardaneleve). Praktika e re synon të reduktojë risqet që shkaktojnë për ditë më shumë anijet që kalojnë nga ngushticat turke.

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka paralajmëruar për masakrën që mund të ndodhë në rast se regjimi dhe aleatët e tij do të kryenin një ofensivë të shkallës së gjerë në qytetin Idlib të Sirisë.

Televizioni kinez CCTV: Në 4 shtator Turqia ka forcuar praninë e saj ushtarake në kufirin e Idlibit. Shtypi lokal turk ka shkruar se ushtria turke është vendosur në kufirin e qytetit të Hatayit dhe në këtë zonë janë parë armë të rënda, ndërkohë që pritet që brenda disa ditëve në vijim të mbërrijë në zonë një forcë më e madhe ushtarake në numër.

Agjencia angleze “Reuters”: Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kënëk (Kınık) ka thënë se institucioni që ai drejton i ka përshpejtuar përgatitjet brenda Sirisë për ti siguruar strehim popullatës që do të detyrohet të shpërngulet për arsye të një ofensive ushtarake të mundshme kundër Idlibit.

Radioja “Zëri i Rusisë”: Grupet e punës të Turqisë dhe Rusisë kanë mbajtur një mbledhje për Sirinë. Bisedimet u zhvilluan në Ankara në datat 31 gusht-4 shtator dhe në fokus kishin zhvillimet në Siri si dhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë rajonale.



Lajme të ngjashme