Shtypi botëror 31.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore.

Shtypi botëror 31.08.2018

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”: Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) tha se sanksionet tregtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) zbatojnë ndaj Turqinë mund të destabilizojnë rajonin dhe kjo mund të përshkallëzojë terrorin dhe krizën e refugjatëve në rajon.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA: Turqia nga njëra anë ofron kushte të mira për investitorët arabë dhe të vendeve lindore, kurse nga ana tjetër ajo po kërkon rrugët për përdorimin e monedhës kombëtare në shkëmbimet tregtare edhe me Kinën.

Gazeta kineze “Global Times”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në bisedën telefonike që ka realizuar me Kryeministren e Anglisë, Theresa May ka vënë theksin në rëndësinë që ka zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe nxitja e investimeve reciproke.

Radio “Zëri i Rusisë”: Në 7 shtator Presidenti Erdoan do të shkojë në Iran për të marrë pjesë në samitin tresh (Erdoan-Putin-Ruhani) që do të mbahet këtu për Sirinë.

Agjencia zyrtare ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Turqia ka kërkuar nga Rusia të përshpejtojë procesin e prodhimit dhe dorëzimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe si përgjigje ndaj kësaj kërkese Rusia ka njoftuar se sistemin e parë Turqisë do t’ia dorëzojë në vitin 2019.

ANSAmed në Itali, një rrjet lajmesh për rajonet e Mesdheut dhe Gjirit Persik: Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Allbajrak në konferencën e përbashkët të shtypit pas takimit në Paris me homologun e tij francez, Bruno Le Maire, tha se “Ankaraja do që ti bart në një periudhë të re marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian (BE)”.

Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”: Presidenti Erdoan ka thënë se Turqia përballet me sulme ekonomike, duke shtuar se garancia më e fuqishme e vendit të tij për ta fituar këtë sfidë është uniteti dhe vendosmëria e popullit.

Zëri i Amerikës (VOA): Presidenti Erdoan ka thënë se disa rajone në Siri i kanë spastruar nga terrori, ndërsa ka shtuar se qetësinë do ta sjellin edhe në rajonet e tjera.

Portali grek, “Mignatiou.com”: Presidenti turk Erdoan në librin e shënimeve në mauzoleun e Ataturkut, të cilin e vizitoi me rastin e 30 Gushtit, Dita e Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, një festë kombëtare, ku festohet fitorja e Ataturkut kundër ushtrisë greke, ka lënë këtë mesazh: “Kërcënimet, shkeljet dhe sulmet që i janë drejtuar vendit tonë nuk do ta pengojnë dot kurrë progresin tonë drejt realizimit të idealeve dhe objektivave”.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press-AP”: Presidenti Erdoan ka realizuar një takim të papritur me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Muhammet Xhevat Zarif, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Siri.

Media japoneze “Nihon Keizai Shimbun”: Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis, bisedën telefonike që ka realizuar me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar e ka vlerësuar me fjalët: “Një shkëmbim shumë i sinqertë mendimesh”. Në këtë bisedë folëm për çështjen e Sirisë. Bashkëpunimi mes nesh përparon në shumë çështje,- tha Mattis.

Gazeta gjermane “Der Tagesspiegel”: Turqia kalon në veprim. Vendi përforcon me trupa të reja njësitë kufitare dhe ato brenda në Siri.



Lajme të ngjashme