Shtypi botëror 17.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore.

Shtypi botëror 17.08.2018

Agjencia amerikane e lajmeve AP (Associated Press): Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk do të fitojnë gjë duke ushtruar sanksione dhe presion ndaj Turqisë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS: Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov tha: “Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një bisedë telefonike që kishte realizuar pak kohë më parë me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin kishte thënë se nuk kishte kërkuar ndonjë ndihmë nga homologu i tij rus në lidhje me problemet në ekonominë turke”.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters: Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) në një prononcim ka lëvduar ministrin gjerman (të financave), i cili kishte kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të rritur tarifat doganore ndaj eksporteve turke dhe ka thënë se qëndrimi në krahun e diplomacisë do të forcojë besimin që ka Turqia në lidhjet e saj me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian (BE).

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) në një deklaratë që ka bërë përmes Twitter-it ka thënë se “ekonomia turke ka një strukturë të fortë. Askush të mos i marrë në konsideratë lajmet spekulative”.

Agjencia ruse Ria Novosti: Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan e ka cilësuar si vazhdim të tentativës së grushtit të shtetit rrethimin ekonomik që po tentohet ti bëhet Turqisë.

Rrjeti mediatik gjerman Deutsche Welle (DW): Katari do të bëjë në Turqi një investim direkt me vlerë 15 miliardë dollarë.

Zëri i Amerikës (VOA): Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka bërë thirrje për të mos-blerjen e produkte elektronike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat kanë marrë masa spekulative ndaj Turqisë.

Radioja Ndërkombëtare e Kinës (CIA): Ka hyrë në fuqi vendimi i Turqisë për të rritur deri në 100% raportin e barrës financiare shtesë në importin e disa produkteve që importohen nga ShBA-ja.

Rrjeti mediatik britanik BBC: Në Angli po jetohet një rritje e madhe në shitjen e Lirës turke. Turistët anglezë e gjejnë me vështirës Lirën turke, e cila këto ditë është shumë e kërkuar në treg.

Media amerikane CNN: Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Allbajrak (Albayrak) ka biseduar në telefon me ministrin e Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz. Të dy ministrat kanë rënë dakord për t’u takuar në Berlin më 21 shtator.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA: Katari, Kuvajti dhe Iraku mbështesin Turqinë përballë sanksioneve amerikane.

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka biseduar në telefon me homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Të dy presidentët kanë trajtuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme