Shtypi botëror 10.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore.

Shtypi botëror 10.08.2018

Gazeta gjermane “Der Tagesspiegel”: Antalya, zona turistike e Turqisë këtë sezon po përballet me një fluks turistësh në nivel rekord.

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”: Inxhinierët turq kanë prodhuar ekranin me bazë Grafen (graphene), një material i ri që ofron qartësinë, zbërthyershmërinë më të lartë në piksel.

Agjencia zyrtare ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Andrey Ionin, anëtar i Akademisë së Shkencave Hapësinore të Rusisë, e shikon të dobishëm bashkëpunimin e Ankarasë me Rusinë dhe Kinën në punimet që do të bëjë në hapësi.

Gazeta “Şarkul Avsat” me seli në Londër: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ka telefonuar Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro lidhur me tentativën me të cilën ky i fundit u përball gjatë ceremonisë së përvjetorit të Gardës Kombëtare.

Agjencia ruse e lajmeve “TASS”: Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez ka thënë se Turqia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga marrëdhëniet e saj ekonomike me Iranin për shkak të sanksioneve të reja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë nisur të zbatojnë kundër Iranit.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA”: Është publikuar zyrtarisht vizita që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të bëjë në Gjermani në datat 28-29 shtator.

Agjencia azere e lajmeve “Trend”: Turqia do të vazhdojë të marrë gaz natyror nga Irani pavarësisht sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi.

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters”: Ushtari turk shikohet nga sirianët si një garanci ndaj regjimit të Esadit dhe organizatave terroriste.

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars”: Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan në bisedën telefonike kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin dypalësh dhe takimet që do të mbajnë në të ardhmen. Të dy liderët kanë konfirmuar vullnetin dhe vendosmërinë për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit strategjik.

Agjencia ruse e lajmeve “TASS”: Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova ka thënë se shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov në datat 13-14 gusht do të vizitojë Ankaranë, ku do të marrë pjesë në një mbledhje me ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm në Turqi.



Lajme të ngjashme