Shtypi botëror 27.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga media botërore në lidhje me Turqinë (20 – 27 korrik):

Shtypi botëror 27.07.2018

Agjencia britanike e lajmeve, “Reuters”: Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak, ka bërë me dije se vendi i tij është shpresëtar për një rritje ekonomike të fuqishme.

Uebfaqja e revistës gjermane,“Spiegel”: Futbollisti me origjinë turke, Mesut Ozil, është tërhequr përfundimisht nga skuadra kombëtare e Gjermanisë për shkak të sulmeve raciste dhe mungesës së respektit ndaj tij.

Agjencia britanike e lajmeve,“Reuters”: Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar si “racist” dhe “të papranueshëm” qëndrimin ndaj futbollistit gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil.

Agjencia franceze e lajmeve,“AFP”: Gjermania ka shfuqizuar sanksionet ekonomike simbolike kundër Turqisë.

Agjencia britanike e lajmeve,“Reuters”: Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se operacionet ndërkufitare të Forcave të Armatosura të Turqisë do të vazhdojnë derisa të eliminohen të gjitha kërcënimet.

Agjencia franceze e lajmeve,“AFP”: Presidenti Erdogan e ka quajtur Izraelin si “shteti më fashist dhe më racist në botë”, pas miratimit në Knesset (Parlamenti izraelit) të një ligji që e përkufizon vendin si “shtetkombi i popullit hebre”.

Agjencia iraniane e lajmeve,“IRNA”: Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka thënë se Izraeli është një regjim i bazuar në racizëm dhe okupacion.

Agjencia amerikane e lajmeve, “AP”: Turqia i ka propozuar ndihmë Greqisë në luftën e saj kundër zjarreve.

Radio “Zëri i Rusisë”: Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, ka njoftuar se luftërat tregtare mund të kenë reflektime pozitive në ekonominë turke.



Lajme të ngjashme