Shtypi botëror 20.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga media botërore në lidhje me Turqinë (13 – 20 korrik):

Shtypi botëror 20.07.2018

Uebfaqja britanike,BBC Turkçe”: “I kemi prerë tentakulat oktapodit të rritur nga i mallkuari (kryeterroristi i FETO-s) në Pensilvani”, ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë ceremonisë së dyvjetorit të përpjekjes së dështuar për grusht shteti.

Shtëpia mediatike gjermane, Deutsche Welle”: “S’do ta harrojmë kurrë 15 Korrikun dhe as nuk do të lejojmë që të harrohet”, ka siguruar kreu i shtetit turk, Erdogan, në një prej ceremonive të shumta përkujtimore për martirët e tentativës së mposhtur për grusht shteti të dy viteve më parë.

Agjencia iraniane e lajmeve,Fars”: Asnjë fuqi nuk mund t’i prishë marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Turqisë.

Agjencia ruse e lajmeve,Ria Novosti”: Ukraina dhe Turqia duan të themelojnë kompani për të prodhuar së bashku avionin e transportit ushtarak të llojit “AN-188”.

Agjencia iraniane e lajmeve,IRNA”: Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon për çështjen e Sirisë me homologun e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Uebfaqja me seli në Londër: Kantautorja britanike, Anne Marie, dha një koncert të paharrueshëm në një nga hotele më luksoze në Antalia të Turqisë, ku u ndoq nga mbi 2.000 turistë turq dhe të huaj.

Portali i televizionit amerikan,CNN”: Gjenda e jashtëzakonshme në Turqi, shpallur më 21 korrik 2016 pas tentativës së dështuar për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 Korrik 2016 dhe zgjatur 7 herë me periudha tremujore, përfundoi të enjten duke filluar nga ora 01.00 pas mesnate.

Transmetuesi rus,Ria FAN”: Turqit do të zbarkojnë në festivalin tradicional të vjeshtës në Rusi.



Lajme të ngjashme