Shtypi botëror 06.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore.

Shtypi botëror 06.07.2018

Organi mediatik indian “Kohraam”: Fitorja zgjedhore e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të fuqizojë botën islame.

Portali Deutche Welle (DW) i Gjermanisë: Siti arkeologjik Göbeklitepe në provincën Shanllëurfa (Şanlıurfa) ka hyrë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që është Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën.

Gazeta ditore malajziane “The Sunday Daily”: Turqia e ka të hapur fatin me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan.

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA”: Në Ankara u mbajt mbledhja e Bashkëpunimit në Industrinë e Mbrojtjes Turqi-Ukrainë.

Televizioni amerikan “CNN International”: 13 pilotët që do të përdorin avionët luftarakë F-35, që Turqia ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe 325 personel që do të kujdesen për mirëmbajtjen e këtyre avionëve janë vendosur në bazën ajrore Luke, në shtetin e Arizonës për të ndjekur trajnimet e nevojshme.

Portali rus i lajmeve “Sputnik”: Vizitat e para pas zgjedhjeve të 24 qershorit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do ti realizojë të martën më 10 korrik në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe në Azerbajxhan.

Televizioni amerikan “CNN International”: Shoqëria ajrore turke “Turkish Airlines-THY” është 3 herë më fuqishme se linjat ajrore të Bashkimit Evropian.

Televizioni amerikan “CNN International”: Iraku deklaroi se është gati të bashkëpunojë me Turqinë në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Portali rus i lajmeve “Sputnik”: Turqia ka fituar tenderin për prodhimin e 4 korvetave për Forcat Detare të Pakistanit.

Televizioni amerikan “CNN International”: Administratorët e operatorëve turistikë në Turqinë thonë se në vend ka filluar periudha me fluksin më të madh të turistëve dhe norma e shfrytëzimit të hoteleve ka arritur në 100%.



Lajme të ngjashme