Shtypi botëror 29.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga media botërore në lidhje me Turqinë (22 – 29 qershor):

Shtypi botëror 29.06.2018

Francë – Agjencia e lajmeve AFP: Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me fitoren e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor në Turqi, shprehu kënaqësinë nga fitorja e tij duke e cilësuar si “Autoriteti i Madh Politik”.

Japoni – NHK TV: Rizgjedhja e Presidentit Erdogan do të ndikojë ndjeshëm në situatë në Lindjen e Mesme.

Rusi – Radio Zëri i Rusisë: Presidenti Erdogan vazhdon të pranojë mesazhe urimi për fitore në zgjedhje nga liderët botëror.

ShBA – CNN International: Presidenti Erdogan shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura në Turqi.

Gjermani – Portali Deutsche Welle (DW): Presidenti i ShBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, të cilin e përgëzoi për fitore në zgjedhje.

ShBA – CNN International: Turqia kundërpërgjigjet në mënyrë të njëjtë ndaj taksave shtesë që ShBA-të vendosën për disa produkte.

Krime – Agjencia e lajmeve QHA: Turqia do të nderohet në Festivalin e Muajit të Leximit të Shkrimtarëve (ARM) që do të mbahet në Ukrainë mes datave 5 korrik – 4 gusht 2018.

Rusi – Portali Sputnik: Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia dëshiron që Ukraina të qëndrojë fuqimisht mbi këmbët e saj.

Rusi – Agjencia e lajmeve TASS: Turqia bëri të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nuk është e drejtë ndaj Ankarasë zyrtare.

Iran – Agjencia e lajmeve FARS: Presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk do të përkulet para presioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400.

ShBA - CNN International: Plazhi “Kent Park” në qytetin Eskisehir, që cilësohet edhe si “deti në mes stepës” e që mirëpret mijëra vizitorë çdo vit, ka hapur sezonin veror për këtë vit.



Lajme të ngjashme