Shtypi botëror 22.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga media botërore në lidhje me Turqinë (15 – 22 qershor):

Shtypi botëror 22.06.2018

Agjencia ruse e lajmeve, TASS”: Turqia aspiron që të ndërtojë në vitin 2019 një bazë shkencore në Antarktidë.

Shtëpia mediatike gjermane, Deutsche Welle”: Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ka bërë me dije se organizata separatiste terroriste, PKK/PYD-YPG, do të tërhiqet nga qyteti verior sirian i Menbixhit duke filluar nga data 4 korrik.

Agjencia britanike e lajmeve,Reuters”: Forcat e Armatosura të Turqisë kanë filluar aktivitetet e pavarura të patrullimit në qytetin verior sirian të Menbixhit, qysh prej vitit 2016 nën pushtimin e organizatës separatiste terroriste, PKK/PYD-YPG.

Rrjeti transmetues italian,ANSAmed”: Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se në Turqi do të ndërtohet edhe një central bërthamor i tretë.

Agjencia iraniane e lajmeve,Fars”: Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike me homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoyev, ka vënë theksin mbi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Transmetuesi rus,Sputnik”: Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, ka tërhequr vëmendjen mbi rritjen dhe përhapjen e ekstremit të djathtë në vendet evropiane duke e cilësuar atë si “DAESH-in e Evropës”.

Agjencia iraniane e lajmeve,Fars”: I dërguari special i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe në Siri, Staffan de Mistura, ka njoftuar se do të ftojë sërish përfaqësuesit e Turqisë, Rusisë dhe Iranit për bisedime në Gjenevë.

RadioZëri i Amerikës”: Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka deklaruar se është shënuar një dalje rekord e votuesve në diasporë për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare, të cilat do të zhvillohen të dielën e 24 qershorit. Sipas të dhënave zyrtare, në diasporë kanë votuar 1 milion e 486 mijë e 408 zgjedhës, nga gjithsej 3 milionë e 49 mijë e 65 të regjistruar, duke shënuar një pjesëmarrje rekord në nivelin 49%.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve,Xinhua”: Bukuritë natyrore dhe pasuritë historike unike në zonat malore turke të Anadollit Verior presin të eksplorohen nga turistët kinezë gjatë muajve të verës.

Gazeta panarabe me seli në Angli,Asharq Al-Awsat”: Anija ndërtuese më e madhe në botë ka kaluar për herë të tretë Ngushticën e Bosforit në Stamboll. Kolosi “Pioneering Spirit” do të shtrojë tubat e Gazsjellësit “Rryma Turke” në ujërat e thella të Detit të Zi.

Portali turistik dhe informativ boshnjak,Bosnahersek.ba”: Vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës është 10-fishuar që prej vitit 2003 e këtej duke arritur në 700 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme