Shtypi botëror 01.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore.

Shtypi botëror 01.06.2018

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA”: Ministrja e Shëndetësisë së Ukrainës, Ulyana Suprun tha se Turqia është një vend me shumë ndikim në shërbimet e ndihmës së shpejtë.

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA”: Marka e famshme turke në tekstil “DeFacto”, e cila numëron më shumë se 450 dyqane në mbarë botën, ka hyrë edhe në tregun ukrainas.

Revista gjermane “Der Spiegel”: Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Haiko Maas e ka cilësuar si të turpshme faktin që qytetarët me origjinë turke përballen me diskriminim në Gjermani edhe pse kanë kaluar 25 vite nga sulmi racist në qytetin Solingen me pasojë 5 turq të vdekur.

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA”: Marrëdhëniet Turqi-Pakistan në fushën e mbrojtjes kanë arritur në një fazë ndryshe pas nënshkrimit të marrëveshjes lidhur me shitjen Pakistanit të 30 helikopterëve sulmues prodhim turk, të tipit ATAK.

Zëri i Rusisë”: Po fillon puna për ndërtimin e linjës së dytë gazsjellëse të projektit “Rrjedha Turke”, përmes të cilit gazi natyror rus do të transportohet në Evropë përmes Turqisë. Planifikohet që tubacioni i dytë të përfundojë në fund të vitit 2019.

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në bisedën telefonike që ka realizuar me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Siri dhe për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, në veçanti për sektorin energjetik.

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA”: Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) në mbledhjen e fundit theksoi se Ankaraja është gjithmonë pranë parimeve palestineze dhe se do të vazhdojë ta mbështesë Palestinën në arenën ndërkombëtare.

Uebsajti i BBC-së në Turqisht: Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se YPG-ja, që është krahu sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, mund të tërhiqet nga Menbixhi.

Portali i lajmeve “Turkish American Web”: Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se janë në konsultime të vazhdueshme me Turqinë lidhur me itinerarin e gazsjellësit “Rrjedha Turke” që do të zgjatet drejt Evropës.

Uebsajti i “Deutche Welle”: Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu tha se vendet e Bashkimit Evropian (BE) po sillen me hipokrizi ndaj Turqisë dhe turqve.



Lajme të ngjashme