Shtypi botëror 25.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore (18 - 24 maj 2018).

Shtypi botëror 25.05.2018

Uebsajti “Turkish American Web” në ShBA: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se fati i botës nuk do ti dorëzohet 5 vendeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që nuk prodhojnë zgjidhje për problemet që jetohen.

Agjecia ruse e Lajmeve “TASS”: Presidenti Erdoan tha se për mbrojtjen e popullit palestinez Turqia është gati të dërgojë trupa paqeruajtëse.

Uebsajti gjerman i lajmeve DW (Deutsche Welle): Turqit në Evropë u takuan me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës. Erdoan i bëri thirrje turqve që të marrin nënshtetësinë e vendeve ku jetojnë por të mbrojnë kulturën e tyre.  

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA”: Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Greqia, e cila merr në mbrojtje puçistët pjesëmarrës në tentativën e grusht shtetit në Turqi më 15 korrik 2016-të, shkel të drejtat e dëshmorëve të kësaj tentative.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan premtoi investime në Bosnjë-Hercegovinë.

Uebsajti “Turkish American Web”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se bota duhet të pastrohet nga armatimi bërthamorë.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Ministri i Jashtëm, Ahmet Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bisedoi për zhvillimet në Siri me homologun rus, Sergev Lavrov.

Agjencia amerikane e lajmeve “AP”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan përgëzoi liderin e Venezuelës për fitoren në zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluan ditën e diel në këtë vend.

Uebsajti “Turkish American Web”: Drejtori i Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale, selia e Uashingtonit (SETA DC), Kadir Ystyn (Kadir Üstün) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke transferuar ambasadën në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem, kanë humbur rolin e ndërmjetësuesit asnjanës në Lindjen e mesme.   

Agjencia e Lajmeve të Azerbajxhanit “AzerTac”: Kryetari i Komitetit Shtetëror Përgjegjës për Diasporën e Azerbajxhanit, Fuat Muradov zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman. Në takim Kahraman tha: “Çështja e Karabakut, që gjendet i pushtuar nga Armenia, është çështja jonë kombëtare”.



Lajme të ngjashme