Shtypi botëror 18.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore (11 - 18 maj 2018).

Shtypi botëror 18.05.2018

Angli - Agjencia e lajmeve “Associated Press” (AP): Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e neglizhuar shoqërinë ndërkombëtare nuk respektuan “të drejtat dhe drejtësinë”.

ShBA - Portali “Turkish-American Web Site” citon Presidentin Erdogan të ketë thënë se historia dhe njerëzimi kurrë nuk do ti falin padrejtësitë që i janë bërë dhe po bëhen ndaj palestinezëve. Ndërkaq në një lajm tjetër që përcjell ky portal thuhet se Turqia dënoi ashpër sulmin e terrorit që ndodhi gjatë fundjavës në kryeqytetin Paris të Francës.

Rusi – Faqja e internetit e agjencisë së lajmeve “Sputnik” përcjellë fjalët e ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Numan Kurtulmus të ketë thënë se në çerekun e parë të vitit numri i turistëve dhe të ardhurat nga turizmi thyen rekord, ndërsa bëri të ditur se këtë vit Turqinë do ta vizitojnë 40 milionë turistë dhe se të ardhurat nga turizmi do të arrin në 32 miliardë dollarë.

Iran - Agjencia e lajmeve “FARS” citon fjalët e Presidentit Erdogan të bëra gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministren e Anglisë, Theresa May në lidhje me ngjarjet e jetuara në Gazë të ketë thënë se “Izraeli është okupator dhe një shtet terrorist”.

Francë – Kanali televiziv “Euronews” njofton se Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij në Angli priti në takim futbollistët turq, Cenk Tosun, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët luajnë në Premier Ligën e Anglisë.

Angli – Agjencia e lajmeve “Reuters” bën të ditur se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe zonja e parë Emine Erdogan në kuadër të vizitës në Angli u pritën në takim nga ana e Mbretëreshës Elizabeth në Pallatin Buckingham në Londër.

Gjermani – Shtëpia mediatike “Deutsche Welle (DW)” njofton se Presidenti Erdogan shfaqi reagim të ashpër ndaj ndërhyrjes ushtarake të Izraelit kundër palestinezëve, me çrast kanë rënë dëshmorë dhjetëra palestinezë duke thënë se “Ajo çfarë bëri Izraeli është gjenocid”.

Iran – Radio dhe faqja e internetit “ParsToday” bën të ditur se Turqia si reagim ndaj masakrës në Gazë nga ambasadori i regjimit okupator të Izraelit në Ankara kërkoi të kthehet në vendin e tij.

ShBA - Portali “Turkish-American Web Site” citon ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu të ketë thënë se më 4 qershor në Washington të ShBA-së do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Iran – Agjencia e lajmeve “IRNA” njofton se shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu ka thënë se vrasjet që Izraeli i kreu në territoret e pushtuara e posaçërisht në Rripin e Gazës nuk duhen të mbeten pa përgjigje.



Lajme të ngjashme