Shtypi botëror 11.05.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore (7 - 11 maj 2018).

Shtypi botëror 11.05.2018

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters”: “Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të miratojnë p/rezolutën për ndalimin e shitjes së armëve Turqisë, atëherë edhe Turqia do të kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë”.

Uebsajti “Turkish American Web” në ShBA: “Kurani Famëlartë s’është lojë ‘pazëll’ e askujt”,- ka thënë Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA”: “Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu ka thënë se kauza e Jerusalemit nuk është jetime dhe populli i shtypur palestinez nuk do të lihet i vetëm përballë tiranisë së regjimit izraelit.”

Televizioni amerikan “CNN International”: “Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka thënë se projekti i Bashkimit Evropian pa Turqinë si një anëtare me të drejta të plota brenda është i destinuar të mbetet i paplotësuar.”

Uebsajti rus “Sputnik”: “Numri i turistëve rusë që kanë ardhur në 4 muajt e parë të vitit 2018 në Antalya është rritur me 59% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.”

Uebsajti “Turkish American Web” në ShBA: “Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se janë shtuar shqetësimet për të ardhmen e Bashkimit Evropian (BE).”

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”: “Turqia do të investojë 39 miliardë euro në infrastrukturën e saj hekurudhore.”

Uebsajti “Turkish American Web” në ShBA: “Brenda 6 viteve Turkish Airlines (THY) do ti shtojë flotës së saj edhe 207 avionë të tjerë.”

Portali rus “Sputnik”: “Zv.kryeministri Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) tha se luhatjet në treg janë kalimtare.”

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA”: “Turqia e ka vlerësuar si një lëvizje të pafat deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për t’u tërhequr nga marrëveshja e arritur me Iranin në vitin 2015.”

Portali në turqisht i BBC në Angli: “Tenori i ri turk, Murat Xhan Gyven (Murat Can Güven) po e bart operën në sheshet e Italisë.”



Lajme të ngjashme