Shtypi botëror 09.03.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar gjatë kësaj jave nga mediat botërore në lidhje me Turqinë (2-9 mars):

Shtypi botëror 09.03.2018

Agjencia ruse e lajmeve “TASS”: Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë në shqyrtim gjatë një bisede telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, rrugët e zgjidhjes së krizës politike në Gutën Lindore, që mbahet prej kohësh në rrethim nga regjimi sirian.

Agjencia azerbajxhanase e lajmeve “Trend”: Zëvendëskryeministri turk për Ekonominë, Mehmet Simsek, ka theksuar se luftërat tregtare kanë nisur tashmë në mënyrë faktike.

Rrjeti mediatik rus “Sputnik”: Turqia dhe Bashkimi Evropian planifikojnë të bashkëveprojnë kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të aplikuar tarifa doganore shtesë në importet e çelikut dhe aluminit.

Transmetuesi publik gjerman “Deutsche Welle”: Turqia planifikon të ndërtojë 9 kampe në qytetin Idlib të Sirisë dhe zonën e kontrolluar nga opozitarët. Në kampe parashikohet të strehohen rreth 170 mijë njerëz.

Kanali informativ amerikan “CNN International”: Një banderolë gjigante me gjysmëhënën dhe yllin e flamurit turk është varur në godinën e Dhomës Industriale të Ankarasë (ASO), e cila ndodhet përballë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, duke tërhequr vëmendjen me mbishkrimin “Asnjë fuqi s’mund ta ndalë luftën tonë kundër terrorizmit”.

Korporata Britanike e Transmetimit “BBC”: Qendra e Sporteve Dimërore në malin Erciyes të provincës Kayseri do të mirëpresë për herë të parë në Turqi Kupën e Botës në Ski me Parashutë (SnowKite), që do të organizohet më 22-25 mars.

Radio “Zëri i Amerikës”: Autoritetet turke kanë nisur ekzaminimin e fotografive të shkrepura në zonën kufitare të Turqisë nga dy ushtarët grekë, që janë arrestuar me dyshimin për spiunazh, pasi kishin shkelur kufirin turk dhe ishin futur në zonë ushtarake.

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”: Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani. Dy liderët kanë rënë dakord për të përshpejtuar përpjekjet në lidhje me armëpushimin në Siri.



Lajme të ngjashme