Shtypi botëror 16.02.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar gjatë kësaj jave nga mediat botërore në lidhje me Turqinë (9-16 shkurt):

Shtypi botëror 16.02.2018

Portali informativ amerikan “Turkish American News” – Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka thënë se SHBA-ja duhet tashmë mbledhë mendtë në kokë dhe marrë vendime të drejta.

Portali informativ amerikan “Turkish American News” – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, në një vlerësim lidhur me marrëdhëniet Turqi-SHBA, është prononcuar me këto fjalë: “Raportet tona janë një pikë shumë kritike. Ose do t’i ndreqim marrëdhëniet, ose këto marrëdhënie do të prishen tërësisht.”

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” – Shefi i Ankarasë zyrtare, Binali Yildirim, ka theksuar se vendi i tij nuk do të bëjë pazarllëqe mbi çështjen e operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” – Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë “në një pikë delikate”.

Agjencia amerikane e lajmeve “AP” – Numri 1 i ekzekutivit turk, Binali Yildirim, ka vlerësuar se është e gabuar që Greqia të përcaktojë se cili duhet të jetë emri zyrtar i Maqedonisë.

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA” – Biznesmeni, investitori, inxhinieri dhe shpikësi Elon Musk, njëherësh themelues i kompanive “SpaceX”, “Tesla Motors” dhe “Paypal”, ka njoftuar pas dërgimit të një makine në hapësirë se Turqia do të jetë stacioni i radhës së Teslas.

Uebsajti në gjuhën turke i rrjetit britanik “BBC” – “Mos i kaloni kufijtë”, ka paralajmëruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke reaguar kundër sondazheve të njëanshme për hidrokarbure të palës grekoqipriote në Mesdheun Lindor dhe shkeljeve të Greqisë në detin Egje.

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA” – Regjistrimet për kurset e reja të gjuhës turke, të cilat u hapën nga Qendra Kulturore e Institutit “Yunus Emre” në Hartum, janë mbyllur brenda një kohe të shkurtër si rezultat i interesit të lartë të sudanezëve.

Radio Pakistani” – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud, kanë biseduar në telefon për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe çështjen e Sirisë.

Portali informativ amerikan “Turkish American News” – Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, është prononcuar në lidhje me aktivitetet e njëanshme të kërkimit të gazit natyror nga pala greke e Qipros në detin Mesdhe. “Do t’i prishim llogaritë e tyre ashtu siç po fshijmë skenarët e atyre, që bëjnë llogari të gabuara në kufijtë tanë jugorë”, ka paralajmëruar ai.

Agjencia italiane e lajmeve “ANSAmed” – Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, është takuar në Kuvajt me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini. Palët kanë marrë në shqyrtim marrëdhëniet Turqi-BE, liberalizimin e vizave për qytetarët turq dhe çështjen e refugjatëve.

Portali informativ rus “Sputnik” – Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë se “Egjeu duhet të jetë det i miqësisë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë”.

Portali informativ amerikan “Turkish American News” – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë me dije se vendi i tij do të ofrojë kredi të lehtësuar me vlerë 5 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut.

Uebsajti i radios gjermane “Deutsche Welle” – Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, është shprehur në një thirrje drejtuar Gjermanisë me fjalët: “Të harrojmë të kaluarën dhe të shohim të ardhmen.”

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA” – Ministri turk për Çështjet e BE-së, Omer Çelik, njëherësh negociator kryesor i Ankarasë me Brukselin, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA” – Turqia dhe Bjellorusia kanë nënshkruar mes tyre një sërë marrëveshjesh të reja.



Lajme të ngjashme