Shtypi botëror 02.02.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore (29 janar – 2 shkurt 2018).

Shtypi botëror 02.02.2018

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters” – Citon Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të ketë thënë se Turqia do ta pastrojë nga terroristët të gjithë kufirin sirian.

Agjencia iraniane e lajmeve “Mehr” - Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka thënë se terroristët në Afrin dhe Menbixh do të eliminohen

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters” - “Turqia deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të tërhiqen urgjentisht nga Menbixhi.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” - Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka biseduar në telefon me homologun rus Sergey Lavrov për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, që u mbajt në Soçi të Rusisë.

Uebsajti turko-amerikan i lajmeve “Turkish American” në ShBA - “Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) tha se i gjithë municioni që Forcat e Armatosura Turke (TSK) përdor në Operacionin “Dega e Ullirit” prodhohet në vend dhe me mundësitë kombëtare.

Uebsajti rus “Sputnik” - Presidenti Rexhep Tajip Erdoan për Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) ka thënë se ajo është një organizim i ngjashëm me Paktin tonë Kombëtar (Kuva-yi Milliye, organizata e rezistencës kombëtare që është krijuar në Anadoll pas Luftës së Parë Botërorekundër pushtuesve grekë, anglezë, francezë, italianë dhe armenë)

Gazeta pakistaneze “Jang” - Turqia me Pakistanin kanë marrë vendim për të rritur bashkëpunimin në sektorin energjetik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet reciproke.

Portali turko-amerikan i lajmeve “Turkish American” në ShBA – Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu ka thënë se me Operacionin “Dega e Ullirit” Turqia është bërë më e fuqishme edhe në terren, edhe në tryezë.

Televizioni kombëtar amerikan CNN - Avioni “Hürkuş-B” realizoi me sukses fluturimin provë.

Uebsajti rus i lajmeve “Sputnik” – Vizita e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan e planifikuar javën e ardhshme për në Amerikën Latine është shtyrë për një datë të mëvonshme.

Uebsajti turko-amerikan i lajmeve “Turkish American” në ShBA – Turqia njoftoi pritshmëritë e saj lidhur me përmbushjen e detyrimeve që u takojnë të gjithë aktorëve në Siri.

Uebsajti rus i lajmeve “Sputnik” – Të ardhurat e Turqisë nga turizmi në vitin 2017 janë rritur me 18,9% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe janë realizuar në shifrën 26,3 miliardë dollarë.

Portali gjerman i lajmeve “DW” – Turqia i kërkoi sqarime Rusisë për Mihraç Uralin

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA” – Zgjerohet marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë

Agjencia azere e lajmeve “Trend” – Turqia parashikon 30 miliardë kursime nga efiçenca energjetike.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” (AP) – Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka biseduar në telefon me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin mbi të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, përfshi edhe Operacionin “Dega e Ullirit” dhe Idlibin.

Portali rus “Sputnik” – Popullsia e Turqisë ka thyer rekord duke i kaluar të 80 milionë banorët

Uebsajti italian e lajmeve “ANSAmed” – Të hënën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të takohet në Romë me Papa Françeskun, Presidentin Sergio Mattarella dhe Kryeministrin Paolo Gentiloni.

Uebsajti turko-amerikan i lajmeve “Turkish American” në ShBA – Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu në një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson ka trajtuar çështjet lidhur me Kongresin në Soçi (për zgjidhjen e krizës siriane), Operacionin “Dega e Ullirit” dhe Irakun.

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA” – Për ushqimin turistët kanë harxhuar  në Turqi 6 miliardë dollarë

Gazeta azere “AzereTac” – Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev ka pritur në takim delegacionin turk të kryesuar nga Ministrja e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Turqisë, Zhylide Sarëerollu (Jülide Sarıeroğlu).



Lajme të ngjashme