• Video galeri

Shtypi botëror 26.01.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore:

Shtypi botëror 26.01.2018

Agjencia iraniane e lajmeve “FARS” njofton se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk do të hedhin hap prapa në operacionin “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura të Turqisë e filluar në zonën Afrin të Sirisë kundër pjesëtarëve të organizatave terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH dhe për të shpëtuar popullin mik e vëlla nga dhuna dhe reprezaljet e terroristëve.

Agjencia gjeorgjiane e lajmeve “Interpressnews” shkruan se Kryeministri, Binali Yildirim deklaroi se qëllimi i operacionit “Dega e Ullirit” është formimi i zonës së sigurt në Afrin të Sirisë.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” citon Zëvendëskryeministrin, Mehmet Simsek të ketë thënë në lidhje me operacioni që “Investitorët të jenë të qetë. Operacioni i Afrinit do të jetë i shkurtë. Ndikimi i tij në buxhet dhe ekonomi është mjaftë i kufizuar. Operacioni do të ulë rrezikun nga terrori gjatë periudhës së ardhshme në Turqi”.

Agjencia ruse e lajmeve “TASS” shkruan se Rusia, e cila është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqjet e Turqisë dhe Sirisë në lidhje me operacionin e Afrinit, është duke e monitoruar me kujdes këtë operacion.

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters” bën të ditur se ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka thënë se qëllimi i Turqisë nuk është konfrontimi me forcat e regjimit, Rusisë apo të ShBA-së gjatë operacionit, por se Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj.

Radio “Zëri i Rusisë” citon zëdhënësin e Presidencës turke, Ibrahim Kalin të ketë thënë se “Ne nuk e pushtojmë Sirinë, por i japim fund terrorit”.  

Institucioni mediatik gjerman “Deutsche Welle”(DW) njofton se raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri në lidhje me pritshmëritë nga samiti i planifikuar Turqi-BE ka thënë se “Nuk besoj se samiti do të jetë i dobishëm në qoftë se qëllimi është vetëm të fotografohemi dhe të japim përshtypjen që kemi biseduar. Nga ky samit duhet të dalin rezultate konkrete”.

Agjencia iraniane e lajmeve “FARS” njofton se Aleksandr Perençijev, lektor në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Plehanov në Rusi ka thënë që mbështetja e terroristëve nga ana e ShBA-së ka forcuar marrëdhëniet turko-ruse.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” shkruan se Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump ka thënë se qëllimi i operacionit “Dega e Ullirit” që po zhvillohet n Afrin të Sirisë është garantimi i sigurisë kombëtare të Turqisë dhe spastrimi i kësaj zone nga terroristët, ndërsa ShBA-së i ka bërë thirrje për ti dhënë fund mbështetjes ndaj organizatës terroriste PKK/PYD-YPG.

Agjencia gjeorgjiane e lajmeve “Interpressnews” bën të ditur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Palët biseduan në lidhje me operacionin ushtarak që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmarrin në veriperëndim të Sirisë dhe për situatën e përgjithshme në këtë vend.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” (AP) njofton se operacioni që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmarrin ndaj terroristëve në zonën Afrin të Sirisë është duke vazhduar me sukses, ndërsa bëri të ditur se do të zgjas deri në asgjësimin e terroristit të fundit.

Agjencia ruse e lajmeve “Sputinik” citon ministrin e Financave, Naci Agbal të ketë thënë se operacioni “Dega e Ullirit” që po zhvillohet në Afrin të Sirisë nuk do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit gjatë këtij viti.

Radio “Zëri i Amerikës” njofton se ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka propozuar formimin e një zone të sigurt në thellësi 30 km në Afrin.

Radio “China International” bën të ditur se në kuadër të aktiviteteve të “Vitit të turizmit turk” që do të mbahen këtë vit në Kinë, në kryeqytetin Pekin do të organizohet java e kuzhinës turke. Në kuadër të këtij aktiviteti u organizua edhe në pritje.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” (AP) njofton se Kryeministri, Binali Yildirim ka bërë të ditur se Turqia nuk do të lejojë formimin e asnjë strukturimi terrorist në kufijtë e saj, ndërsa ka dhënë sinjale se operacioni do të mund të zgjerohet edhe në drejtim të zonave tjera.

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” citoi ministrin e Zhvillimit, Lutfi Elvan të ketë thënë se ekonomia turke në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga operacioni dhe se nuk do të ketë asnjë ndikim negativ, ndërsa bëri të ditur se edhe ekonomia e vendit është e fortë ashtu sikurse ushtria.

Agjencia azerbajxhanase e lajmeve “Ses” njofton se Presidenti Recep Tayyip Erdogan së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar në ditën e 6-të të operacionit “Dega e Ullirit” vizituan shtabin e operacionit në Hatay. Këtu Presidenti Erdogan u informua nga gjenerallejtënant Ismail Metin Temel në lidhje me rrjedhën e operacionit.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” njofton se ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar në Stamboll me homologen e tij austriake, Karin Kneissl ka vënë theksin në nevojën e zhvillimit të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Austrisë.

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” citon Zëvendëskryeministrin përgjegjës për ekonominë, Mehmet Simsek të ketë thënë se Turqia dhe Rusia shumë shpejtë do të fillojnë të përdorin valutat kombëtare në tregtinë mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme