Shtypi botëror 08.11.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 8 nëntor 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 08.11.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (08.11.2017)

Portali i lajmeve Turkish-Amerikan News në ShBA – “Ti japësh garanci Amerikës nuk përputhet me parimet e shtetit ligjor”

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në konferencën e shtypit që mbajti në aeroportin Esenboğa të Ankara para nisjes për në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me fillimin e pranimit në masë të kufizuar të kërkesave për viza me Amerikën tha: “një negociatë, si ajo e dhënies garanci ShBA-së, apo kërkimi prej tyre i një garancie të tillë, nuk është në përshtatje me parimet e shtetit ligjor”.

***

Kanali televiziv ndërkombëtar informativ “Euronews” me seli në Francë – “Atak, Anka dhe Hürküş debutuan në Tajlandë”

Shoqëria anonime “Industria Turke e Aeuronatikës” (TUSAŞ/TAI) përpiqet të hyjë në mesin e furnizuesve të Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) me platformat e reja ajrore që ka prodhuar. TAI vazhdon të ketë një trafik të ngjeshur takimesh me përfaqësuesit dhe autoritetet furnizuese të vendeve pjesëmarrëse në Panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Tajlandë. Është përgatitur një ofertë për Tajlandën në lidhje me helikopterët ATAK. Delegacioni i TAI-it në ditët e ardhshme do të shkojë sërish në Tajlandë për të vazhduar bisedimet. Kurse Malajzia interesohet për avionin pa pilot prodhim turk ANKA. Oferta në lidhje me këtë çështje u është përcjellë autoriteteve malajziane dhe pritet përfundimi i vlerësimeve. Kurse Bangladeshi, një vend i Azisë Jugore që nuk bën pjesë në ASEAN, interesohet me ANKA, me avionin turk pa pilot me armatim dhe pa-armatim HÜRKUŞ si dhe me helikopterin taktik turk ATAK. Një lëvizje të rëndësishme TAI do të realizojë edhe në drejtim të vendeve të Gjirit, kompania do të marrë pjesë në Dubai Airshow, që do të zhvillohet në datat 12-16 nëntor në Arabinë Saudite.

***

Televizioni ndërkombëtar amerikan CNN“Muhammedi me sindroma Down në majë të Evropës”

Sportisti nga Denizli i Turqisë, i prekur nga sindroma Down, Muhammed Tuğrul Şahin, ka thyer rekordin evropian me kohën 4 minuta e 41 sekonda e 11 të qindat në garën e notit 200 metra bretkosë në Kampionatin e Hapur Evropian të Notit (DSISO) në Paris të Francës dhe doli i pari në Evropë. Muhammed Tuğrul ka qenë i suksesshëm në shumë aktivitete ndërkombëtare që janë mbajtur më herët. Medaljeve që ka grumbulluar deri më tani ai u ka shtuar edhe atë të rekordmenit evropian.

***

Televizioni ndërkombëtar amerikan CNN“Turqia do të mirëpresë dy turne gjigande shahu”

Turqia po përparon me hapa të sigurt edhe në shah, ajo po kthehet në një vend të ndjekur dhe të preferuar dhe ka fituar besimin e autoriteteve që i japin drejtim shahut botëror. Përveç sukseseve që ka shënuar në sportin e shahut Turqia tani ka nisur të dallohet edhe për organizimet e suksesshme. Autoritetet e këtij sporti kishin folur me lëvdata për organizimin e suksesshëm të Kupës së Klubeve Evropiane, organizuar në muajin tetor në Antalya. Në Turqi do të realizohen edhe dy aktivitete të tjera të rëndësishme përkatësisht: Kampionati Evropian i Shahut për Femra, i cili do të mbahet në vitin 2019, dhe Kampionati Evropian i Shahut për Grupmoshat në vitin 2020.



Lajme të ngjashme