Shtypi botëror 04.10.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 27 tetor 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 04.10.2017

Pasqyra e shtypit botëror (04.10.2017)

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” – “Pas referendumit të jashtëligjshëm Erdogan e kërcënoi me sanksione të tjera administratën rajonale kurde të Irakut (KRG)”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e ka paralajmëruar edhe një herë administratën rajonale kurde të Irakut (KRG) për shkak të referendumit të jashtëligjshëm që kjo mbajti më 25 shtator. “Në qoftë se nuk vijnë në vete, atëherë nuk do të ngurrojmë që të marrim masa të reja më të forta në varësi të zhvillimeve. Shpresojmë që KRG-ja ta mbledhë sa më parë mendjen e të vijë në vete”, ka thënë Erdoan sipas “DPA”.

***

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” – “Turqia është kundër vendosjes së sanksioneve Iranit”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Ankaraja është kundër politikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. “Ne Iranin e kritikojmë aty ku nuk ka të drejtë, por e përkrahim kur ka të drejtë. Politika e sanksioneve është një veprim i gabuar. Do të ishte një gabim i tmerrshëm ‘vendosja me shpatulla pas murit’ e Iranit, të cilin disa vende nuk e ‘honepsin’ dot dhe duan ta zhdukin. Pastaj Irani nuk është armiku ynë!”, ka reaguar shefi i diplomacisë turke.

***

Agjencia amerikane e lajmeve “AP” – “Turqia: Marrim për bazë respektimin e tërësisë territoriale të Spanjës”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hysejin Myftyollu (Hüseyin Müftüoğlu) në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm për pavarësi që u mbajt më 1 tetor në Krahinën Autonome të Katalonjës, tha se respektimi i integritetit territorial të Spanjës është “fundamental” duke shtuar se në këtë proces, e rëndësishme është që të respektohet legjislacioni spanjoll dhe të evitohen aktet e dhunshme. “Turqia ka bindjen se Spanja do ti kapërcejë “kësisoj sfidash”, shtoi ai.

***

Agjencia uzbeke e lajmeve “Cahon” – “Forumi i Biznesit Uzbekistan-Turqi”

Në Tashkent është mbajtur Forumi i Biznesit Uzbekistan-Turqi. Aktiviteti u organizua falë bashkëpunimit të Komitetit Shtetëror të Uzbekistanit për Investimet dhe Dhomës Tregtare të Stambollit. Në sesionin e hapjes së forumit mbajtën nga një fjalim zv.kryeministri i Ubzekistanit, Xhamshid Kuçkarov, Kryetari i Dhomës Tregtare të Stambollit Ibrahim Çallar (İbrahim Çağlar) dhe Ambasadori i Turqisë në Tashkent, Ahmet Bashar Shen (Ahmet Başar Şen). Në Forumin e Biznesit palët vlerësuan hapat që duhen hedhur për zhvillimin e partneritetit mbi bazën e interesave reciproke në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe realizimin e projekteve të përbashkëta.



Lajme të ngjashme