Shtypi botëror 20.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 20 shtator 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 20.09.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (20.09.2017)

Zëri i Amerikës (VOA) – “Cilat dosje ka me vete Erdoani në çantë?”

I ndodhur në Nju-Jork për punimet e sesionit të 72-të të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të enjten (21 shtator) do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump. Pritet që në këtë takim të diskutohen çështjet që janë objekt divergjencash për një kohë të gjatë ndërmjet dy vendeve. Në krye të pikave, mbi të cilën të dyja vendet nuk pajtohen, qëndron furnizimi me armë që ShBA-ja i bën PYD/YPG-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK. Shqetësimet e Turqisë në këtë drejtim Erdoani i shprehu edhe gjatë fjalimit të tij drejtuar asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ku kishte thënë se qëllimi kryesor i PYD/YPG-së nuk është lufta kundër DAESH-it. Gjithashtu Erdoani do ta informojë Trumpin edhe mbi masakrën që u bëhet myslimanëve të Arakanit në Mianmar.

***

Agjencia britanike “Associated Press”: “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s lavdëron Erdoanin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një reportazh të gjatë që i dha AP-së gjatë mbledhjeve vjetore të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ku marrin pjesë liderët botërorë, tha se Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan është i lidhur me vepra dhe jo me fjalë me aleancën (NATO). Turqia është një vend i rëndësishëm për sigurinë tonë, për arsye të pozicionit strategjik që ka në anën lindore të Aleancës. Gjithashtu ajo kufizon me Irakun dhe Sirinë, vende ku terroristët janë aktivë. Turqia është ndër vendet pararojë që kontribuon në përpjekjet e NATO-s për të mos lejuar që Afganistani të shndërrohet edhe një herë tjetër në një strehë për terroristët ndërkombëtarë.

***

Shërbimi në arabisht i “Al Jazeera” – “Xhanikli: Në kufijtë tanë jugorë nuk do të lejojmë kurrë krijimin e formacioneve politike mbi baza etnike”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nuretin Xhanikli (Nuretti Canikli) tha në Ankara se nuk do të lejojnë kurrë krijimin e formacioneve politike mbi baza etnike dhe të kontrolluara nga “organizatat terroriste” në jug të kufijve të vendit. Ministri Xhanikli tha se një ndryshim i mundshëm në integritetin territorial të Irakut do të krijonte elementë të rinj që do të kërcënojnë sigurinë e Turqisë.



Lajme të ngjashme