Shtypi botëror 06.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 6 shtator 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 06.09.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (06.09.2017)

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” – “Erdoani bisedoi me udhëheqësen e Mianmarit për Arakanin”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësen e Mianmarin (Birmanisë), Aung San Suu Çi për zhvillimet e fundit në Arakan. Në këtë bisedë telefonike Erdoan ka thënë se rritja e shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj myslimanëve të Arakanit ka shkaktuar një shqetësim të thellë në mbarë botën, sidomos në vendet islame. Në lidhje me këtë çështje Erdoan dhe Aung San Suu Çi kanë shkëmbyer mendimet dhe kanë diskutuar mbi mundësitë e zgjidhjes së krizës aktuale dhe lidhur me dërgimin e ndihmave humanitare për personat në nevojë të këtij rajoni. Erdoani i ka rikujtuar homologes birmane se Turqia dënon edhe terrorin, edhe operacionet që marrin në shënjestër civilët e pafajshëm, ndërsa ka tërhequr vëmendjen në rrezikun e shndërrimit të ngjarjeve në një krizë serioze njerëzore dhe në indinjatën e thellë që kanë shkaktuar këto zhvillime.

***

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press-AP”: “Turqia do të sigurojë ndihma për popullin rohingian”

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar se autoriteteve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) u është dhënë leje për të hyrë në Mianmar, si agjencia e parë e huaj bamirëse dhe në fazën e parë është lejuar dërgimi i 1 mijë ton ndihmave humanitare. Sipas komunikatës planifikimi është bërë që dërgimi dhe shpërndarja e ndihmave të realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Arakanit (Rakine) me qëllim për dërgimin e këtyre ndihmave në zonat malore të Arakanit, konkretisht në Maungtaw dhe Buthi Taung, ku me qindra familje janë detyruar të lënë shtëpitë dhe fshatrat e tyre për shkak të sulmeve. Pakot me ndihma emergjente, që do të shpërndahen në fazën e parë për rohingianët e përhapur në rajonet malore duke ikur nga sulmet që bëhen kundër tyre në Maungtaw dhe Buthi Taung, do të kenë ushqime bazë si: oriz, peshk të tharë dhe rroba, sqaron zëdhënësi Kallën në komunikatën me shkrim.

***

Agjencia azere e lajmeve “Trend” “Ministri i Punëve të Jashtme Çavuşoğlu do të shkojë në Bangladesh”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) sot do të shkojë në Bangladesh për të vizituar kampin ku janë vendosur myslimanët e Arakanit. Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike në Banladesh Çavushollu do të kalojë pas përfundimit në takimit të 6-të tresh që zhvillohet në Baku me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë. Në kontaktet që do të ketë me autoritetet e Bangladeshit, Çavushollu do të bisedojë për masakrat që bëhen kundër myslimanëve në Arakan dhe për situatën e fundit të myslimanëve rohingianë. Gjithashtu shefi i diplomacisë turke do të vizitojë edhe kampin e ngritur në Cox’s Bazaar, ku qëndrojnë myslimanët e Arakanit.

***

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” – “Deklaratat për përfundimin e procesit të integrimit të Turqisë në BE i bëjnë dëm Evropës”

Ministri turk për çështjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe kryenegociatori Ëmer Çelik (Ömer Çelik) fjalimet që mbahen në disa vende në drejtim të dhënies fund negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE i ka cilësuar si “një sulm ndaj parimeve themelore të Evropës”. “Po ndërtojnë një Mur Berlini me tulla populizmi. Si një shtet evropian dhe demokratik Turqia do të vazhdojë rrugën e saj me kokën lartë”, shkruan kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin në një postim në llogarinë e tij në Twitter.



Lajme të ngjashme