Shtypi botëror 23.08.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 23 gusht 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 23.08.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (23.08.2017)

Agjencia azere e lajmeve “Trend” – “Erdoan: Nuk do të lejojmë kurrë krijimin i një të ashtuquajturi shtet në veri të Sirisë”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të lejohet kurrë krijimi i një të ashtuquajturi shtet terrorist në Siri. Në fjalën drejtuar myftarëve (drejtuesve lokalë) në takimin e 39-të në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdoani tha: “Operacionin “Mburoja e Eufratit” e realizuam (në datat 24 gusht 2016 30 mars 2017) duke bërë kështu lëvizjen e duhur për ti prerë rrugën shtetit terrorist që kërkohet të krijohet në Siri. Nuk do ta lëmë organizatën terroriste PYD/YPG të krijojë shtet këtu. Disa i thonë këtij ‘shteti kurd’, por unë këto deklarata i pranoj si ofendim për vëllezërit e mi kurdë. Atyre që punojnë për copëtimin e këtij atdheu (Turqisë) do t’ua kthejmë në varr çdo anë të tij”.

***

Portali turko-amerikan (Turkish American Web) – “Kryeministri Jëlldërëm u takua me investitorët singaporas”

Në një takim që pati në Singapor me përfaqësuesit e firmave më të mëdha, me një total asetesh prej 550 miliardë dollarë, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), u shpjegoi mundësitë investuese në Turqi. Këtë takim Jëlldërëm e realizoi në ditën e fundit të qëndrimit në Singapor dhe takimi u mbajt pa praninë e mediave.

***

Gazeta ruse “Sputnik” – “Zv.kryeministri Ëshëk: Gjermania nuk po e lexon dot ndryshimin në Turqi”

Zv.kryeministri Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se Turqia i kushton rëndësi marrëdhënieve të saj me Gjermaninë, por Berlini nuk po e lexon dot ndryshimin në Turqi. “Ata mendojnë se në Turqi vazhdon ende botëkuptimi i dikurshëm, i llojit që edhe në çështjet kur ne kemi pasur më shumë të drejtë thuhej: “Aman të mos fërkohemi me Gjermaninë, aman se mos na lind ndonjë vështirësi me ata”, u shpreh Ëshëk në fjalën që mbajti në qytetin e Bilecik-ut.

***

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” – “Shefi i Shtatmadhorisë turke së shpejti viziton Iranin”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjenerali Muhamed Bakiri tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Hulusi Akar në një të ardhme të afërt do të vizitojë Teheranin. Bakiri e vlerësoi të suksesshme vizitën e tij në Turqi dhe takimet me autoritetet e larta politike dhe ushtarake të këtij vendi. Duke iu referuar takimit me homologun turk, gjeneralin Hulusi Akar, gjenerali Bakiri tha se Turqia ka filluar disa aktivitete për të mbrojtur kufijtë e saj edhe me mundësi ushtarake, edhe me mundësi teknike, gjë që e Irani e ka pritur pozitivisht. Në kuadër të aniterrorizmit kemi arritur marrëveshje shumë të mira në kontekstin e pengimit të terroristëve të kalojnë kufijtë e të dy vendeve dhe të bëhen shkaktarë të pasigurisë. Për të saktësuar çështjet që biseduam në Ankara homologu Hulusi Akar së shpejti do të vizitojë Teheranin, shtoi gjenerali Bakiri.



Lajme të ngjashme