Shtypi botëror 16.08.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 16 gusht 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 16.08.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (16.08.2017)

Televizioni ndërkombëtar informativ CNN me seli në ShBA – “Fytyra e Turqisë është e kthyer edhe nga Perëndimi, edhe nga Lindja”

Kryeministri, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në fjalën që mbajti në ceremoninë e mbylljes së “Shkollës Verore të Turqishtes”, një program i organizuar nga Instituti “Yunus Emre” dhe që këtë vit u mbajt për të 8-ën herë, tha se Turqia nuk e ka luksin që të neglizhojë as Lindjen, e as Perëndimin. Turqia njërën fytyrë e ka të drejtuar nga Lindja, ndërsa tjetrën e ka të kthyer nga Perëndimi, dhe kështu do ta vazhdojë rrugën e saj edhe në të ardhmen. Punimet tona i vazhdojmë pa bërë lëshime nga parametrat e politikës së jashtme të vendit tonë dhe duke u nisur nga pozita jonë historike e gjeografike dhe vlerat tona kulturore, u shpreh Jëlldërëm dhe shtoi: “Para së gjithash për nga rëndësia për ne nuk vijnë interesat e këtij apo atij institucioni e organizate, por vjen vendi dhe klima e miqësisë që ka vendi ynë. Në qendër të politikave tona qëndrojnë vlerat, ndjeshmëritë e popullit tonë”.

***

Rrjeti mediatik britanik BBC – “Pohim nga ministri i jashtëm gjerman: Ndërsa menduam të ushtrojmë presion ekonomik ndaj Turqisë, dëmtuam disa nga njerëzit tanë”

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel në një prononcimin për një gazetë gjermane e pranoi që disa qytetarë gjermanë janë prekur kot për shkak të paralajmërimeve (të politikanëve dhe qeverisë) për të mos udhëtuar drejt Turqisë, për hir të qëndrimit të ashpër që kanë preferuar të mbajnë ndaj këtij vendi. Ndërkohë nuk është vënë re asnjë rënie e interesit të turistëve gjermanë ndaj Turqisë, të cilët nuk i kanë marrë në konsideratë paralajmërimet e politikanëve gjermanë lidhur me udhëtimet jashtë shtetit. Operatorët turistikë më të mëdhenj të Gjermanisë kishin ndarë opinionin se megjithë përditësimin e njoftimit të qeverisë për udhëtimet, Turqia vazhdon të mbetet ende një destinacion i rëndësishëm për gjermanët.

***

Radioja dhe agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” – “Kuzhina turke është më e shëndetshme se kuzhina perëndimore”

Doktoresha turke specialiste e sëmundjeve të brendshme, Canan Karatay thotë se kuzhina turke është shumë herë më e shëndetshme se kuzhina perëndimore. Canan Karatay bëri deklarata në lidhje me metodat e gatimit të gjellëve, duke vënë theksin në rëndësinë që ka në kuzhinën turke gjella e gatuar në tenxhere. “Në Amerikë, në Angli e gjetkë nuk e njohin gjellën e tenxheres. Nuk i njohin gjellët si: fasulet e thata, barbunjën apo gatimet me vaj ulliri që bëhen sipas metodës turke”, thotë Karatay dhe për një ushqyerje të shëndetshme ajo rekomandon stilin turk në aspektin e formave të gatimit të gjellëve.

***

Portali informativ turko amerikan (Turkish American News) – “Është qartësuar edhe aktori i kryesor i telenovelës së parë origjinale turke për Netflix”

Kanë nisur të qartësohen edhe detajet e telenovelës së parë origjinale turke që do të transmetohet në rrjetin Netflix. Rolin kryesore të këtij prodhimi, që pritet me një kureshtje të madhe, do ta interpretojë aktorja e njohur turke Çağtay Ulusoy. Telenovela do të sjellë në ekran një histori heroizmi duke u frymëzuar përveç legjendave osmane e turke edhe nga historia. Telenovela origjinale turke në vitin 2018 do të transmetohet njëherësh në të gjithë botën. Sipas fabulës së telenovelës një i ri zbulon se ka fuqi të jashtëzakonshme, të cilat i duhet të mësojë si ti përdorë për të mbrojtur Stambollin dhe të gjithë njerëzimin kundër forcave të errëta që duan të shkatërrojnë qytetin. Në këtë udhëtim ai nuk ka rrugëdalje tjetër përveç se të bashkëpunojë me shokët që i ofrojnë ndihmë.



Lajme të ngjashme