Shtypi botëror 09.08.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 9 gusht 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 09.08.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (09.08.2017)

Portali azer “Trend” – “Kryeministri Jëlldërëm u takua me Ceenbekov”

Kryeministri Binali Jëlldërëm të martën u takua me homologun kirgiz Sooronbay Ceenbekov në pallatin “Çankaya” në Ankara. Në takim u theksua se ekzistenca e Organizatës Terroriste Fetullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në Kirgizi nuk duhet të bëjë hije në miqësinë mes dy vendeve dhe u përcollën pritshmëritë nga autoritetet kirgize për të shfaqur bashkëpunimin e nevojshëm në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu në takim u trajtuan edhe aspektet e ndryshme të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike dhe vëllezër si dhe zhvillimet rajonale. Pala kirgize tha në takim se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të mos lejuar dëmtimin e miqësisë dhe vëllazërisë.

***

Portali turko-amerikan në ShBA“ShBA-ja vazhdon ti japë ndihma ushtarake PKK/PYD

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë të dërgojnë ndihma ushtarake për organizatën separatiste terroriste PKK/PYD në Siri duke e arsyetuar këtë me luftën kundër organizatës terroriste DAESH. Përmes veriut të Rakës terroristëve u janë dërguar edhe 112 mauna të tjera të ngarkuara me mjete e pajisje ushtarake. Në mesin e këtyre ndihmave bëjnë pjesë autoblinda me aftësi të lartë lëvizshmërie të llojit “Hummer”, të cilët përdoren edhe nga ushtria amerikane, autobote për karburant dhe automjete ushtarake të madhësisë mesatare. Gjithashtu bie në sy se kohët e fundit transportimi i ndihmave ushtarake bëhet në mbrëmje dhe me mauna të mbuluara me mushama.  

***

Gazeta ruse “Sputnik” – “Turisti rus e kaloi në plus turizmin e Antalya-s”

Kryetari i Unionit të Hotelierëve dhe Sipërmarrësve Turistikë të Mesdheut (AKTOB), Erkan Jaxhë (Erkan Yağcı) thotë se rreth 2 milionë turistë më shumë që kanë ardhur në Antalya në periudhën janar-korrik 2017 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 janë pothuajse të gjithë nga Rusia. Numri total i turistëve që kanë ardhur në muajin korrik në Antalya është rritur me 76% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, kurse në krahasim me korrikun 2015 rritja është 8%, ndërsa në krahasim me vitin korrik 2014 diferanca është -9%, sqaron Jaxhë dhe shton se faktori kryesor i rritjes së turizmit në vitin 2017 është tregu rus.

***

Portali informativ rus “Sputnik” – “Ushtria turke bëri deklaratë në lidhje me stërvitjen e përbashkët turko-katarase”

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë njoftuar përfundimin me sukses të stërvitjes së përbashkët organizuar në Katar nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Katarit ndërmjet datave 5-7 gusht me qëllim “zhvillimin e bashkëpunimit dhe koordinimit”. Sipas komunikatës së TSK-së faza tokësore e stërvitjes është realizuar ndërmjet datave 5-6 gusht me pjesëmarrjen e Komandës së Njësisë Tokësore të vendosur në Katar dhe në formën e stërvitjes në vendkomandë.

***

Portali turko-amerikan në ShBA (Turkish American Web) – “Atleti kombëtar u kualifikua në finalen e 400 metrave me pengesa”

Në Kampionatin e 16-të Botëror të Atletikës në Londër atleti i kombëtares turke Yasmani Copella është kualifikuar për garën finale në 400 metra me pengesa për meshkuj. Atleti me origjinë kubane në Lojërat Olimpike Rio 2016 ka fituar medalje bronzi, kurse në Kampionatin Evropian të Atletikës ka fituar medalje të artë. Biletën për në finale Yasmani Copello e mori me kohën 48,91 sekonda.



Lajme të ngjashme