Shtypi botëror 02.08.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 2 gusht 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 02.08.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (02.08.2017)

Portali informativ Turkish Newyork në ShBA – “Strukturimi terrorist në Idlib nuk mund të ndërlidhet me Turqinë”

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se është e papranueshme deklarata e Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për luftën kundër DAESH-it, Brett McGurk, i cili ekzistencën e organizatave terroriste në Idlib (Siri) e ndërlidh me Turqinë. “Edhe përfaqësuesi i posaçëm (amerikan) është një funksionar që vazhdon të jetë në detyrë që nga kjo kohë dhe herë pas here në media publikohen fotografi nga takimet e tij me PYD, YPG (derivate të organizatës terroriste PKK në Siri), apo nga vizitat që ka bërë në këtë rajon etj. Në kuadër të takimeve zyrtare ai vjen edhe në Turqi, si pjesë e delegacionit amerikan. Deklarata e fundit e tij në Institutin e Lindjes së Mesme për ne nuk ka asnjë anë të pranueshme. Përpjekja që bëhet për ndërlidhjen me Turqinë të organizimit të këtyre organizatave terroriste në Idlib, apo aludimi i një diçkaje të tillë është e papranueshme”, ka thënë Kallën për një televizion privat.

***

Media gjermane “Deusche Welle” (DW) – “Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënon Izraelin”

Ministrat e Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) në takimin që mbajtën të martën në Stamboll dënuan Izraelin dhe i cilësuan si “provokative” veprimet e fundit të Tel-Avivit ndaj xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Ministeriali i jashtëzakonshëm i Komitetit Ekzekutiv të OBI-it u realizua në Stamboll me thirrjen e Turqisë, e cila mban kryesinë e radhës së këtij komiteti. Në fund të takimit u publikua edhe një komunikatë përfundimtare. “Dënojmë në mënyrë të fuqishme aktet provokuese të Izraelit kohët e fundit duke përfshirë edhe mbylljen e Xhamisë Al-Aksa, praktikat ndëshkuese kolektive ndaj lirive të ushtrimit të besimit në vendet e shenjta, një e drejtë e natyrshme kjo për palestinezët myslimanë dhe të krishterë, dhe ndalimin e palestinezëve duke përdorur ndaj tyre forcë vdekjeprurëse dhe ekstreme, edhe pse këta u ushtrojnë në mënyrë paqësore besimin”. Al-Aksa është kibleja e parë e Islamit dhe një nga 3 xhamitë më të shenjta për myslimanët. Janë refuzuar me një gjuhë të prerë praktikat e jashtëligjshme dhe arbitrare të kolonëve ilegalë hebrenj në Jerusalem që ndalojnë hyrjen e palestinezëve myslimanë dhe të krishterë në vendet e shenjta”.

***

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA” – “Ministrat e jashtëm turk dhe iranian biseduan në Stamboll për çështjen palestineze”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë me homologun iranian Xhevad Zarif u takua në Stamboll, ku Zarif kishte ardhur për të marrë pjesë në ministerialin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI). Takimi u mbajt me nismën e Turqisë. Në kuadër të Ministerialit të Stambollit u realizuan takime kokë më kokë dhe mes delegacioneve. Çavushollu dhe Zarif përveç marrëdhënieve dypalëshe shkëmbyen mendime në shumë tema rajonale, me theks të veçantë zhvillimet e fundit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.

***

Portali azer “Trend” – “Nesër fillon gara e madhe”

Nesër (3 gusht) do të mbahet tenderi i hapur me metodën e ankandit holandez për Zonat e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë Eolike (YEKA). 8 kompani që zotërojnë sot 90% të tregut të energjisë eolike në botë do të garojnë për energjinë e erës në Turqi. Ofertat e dorëzuara nga konsorciumet në kuadër të tenderit YEKA janë vlerësuar sipas rregullore përkatëse dhe është marrë vendimi për realizimin e tenderit me pjesëmarrjen e të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar. “Turqinë do ta shndërrojmë në një qendër të prodhimit të energjisë së rinovueshme”, ka thënë Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Berat Albayrak duke shtuar se për këtë projekt gjigand kanë dhënë ofertat e tyre 8 prodhues të turbinave të erës.



Lajme të ngjashme