Shtypi botëror 26.07.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 26 korrik 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 26.07.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (26.07.2017)

Portali amerikan i lajmeve “Bloomberg” – “Ndërsa Turqia orientohet nga raketat ruse, Erdoani kritikon Gjermaninë dhe NATO-n”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me bisedimet që Turqia vazhdon me Rusinë për blerjen e baterive me raketa S-400, të cilat nuk do të jenë të integrueshme me sistemet e mbrojtjes raketore të NATO-s, kundërshtoi shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me këtë çështje. Erdoan kritikoi partneritetin që ka krijuar Amerika me grupet terroriste në Siri, ndërsa shtoi se marrëveshja (me Rusinë për raketat S-400) do të përparojë. Presidenti Erdoan kritikoi edhe vendet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk i kanë dhënë atij të drejtën e fjalës. “Nga njëra anë do të pengoni Presidentin dhe ministrat e Turqisë që të mbajnë fjalime në vendet tuaja, ndërsa nga ana tjetër agjentët tuaj do të lëvizin e bëjnë si të duan këtu (në Turqi), do të vijnë në hotele (për mbledhje) dhe do ta ndajnë në copa-copa vendin tim. Një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë. Ose do të respektoni të drejtat tona sovrane, ose do të jeni partnerë, miq dhe aleatë të drejtë dhe në kushte të barabarta, ose do të merrni përgjigjen e duhur për çdo veprim tuajin që tregon mungesë respekti”, tha Erdoan.

***

Portali turk i lajmeve në ShBA (Turkish Amerikan Web) – “Duhet të dallojmë opozitën demokratike nga ata që mbështesin terrorizmin”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në konferencën e shtypit organizuar pas Mbledhjes së Nivelit të Lartë për Dialog Politik Turqi-Bashkimi Evropian (BE), mbajtur të martën në Bruksel, tha: “Të zotërosh identitetin e gazetarit nuk të jep legjitimitet për të kryer çdo lloj vepre penale. Kjo vlen edhe për ndonjë profesion tjetër. Ata që kanë qenë pjesë e tentativës tradhtare për grusht-shteti dhe që e kanë mbështetur në mënyrë aktive këtë tentativë nuk mund ti veçojmë nga njëri-tjetri, ata duhen vlerësuar të gjithë njësoj, qoftë gazetar, qoftë ushtarak, qoftë polic apo politikan. Problemi fillon atëherë kur ne nuk bëjmë dallimin ndërmjet opozitarizmit të vërtetë demokratik dhe atyre që mbështesin terrorizmin. Kjo duhet përcaktuar shumë mirë dhe duhet bërë dallimi. Ne jemi të gatshëm që në lidhje me këtë çështje të ndajmë me BE-në çdo lloj informacioni, gjë që e kemi bërë deri tani dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në procesin në vijim”.

***

Portali “Trend” në Azerbajxhan: “Ibrahim Kallën paralajmëron Evropën dhe Gjermaninë”

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në një artikull të tij botuar në gazetën “Daily Sabah” në lidhje me problemet e kohëve të fundit ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë shkruan: “Nuk ka asnjë lloj kërcënimi ndaj qytetarëve gjermanë që vizitojnë Turqinë apo bëjnë biznes në vendin tonë, ose ndaj qytetarëve të vendeve të tjera. Çështja e ndalimit të një shtetasi gjerman (në Turqi) është një çështje ligjore dhe vendimin përfundimtar në lidhje me këtë mund ta japin vetëm gjykatat. Gjithashtu nuk ekziston asnjë listë e zezë për kompanitë gjermane”.

***

Gazeta ruse “Sputnik” – “Zyrtarja e BE-së, Mogherini është kundër thirrjeve për qëndrime më të ashpra ndaj Turqisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini në konferencën e shtypit mbajtur në Bruksel pas takimit të nivelit të lartë Turqi-BE doli kundër thirrjeve që bëhen për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Turqisë me pseudopretekstet për shkelje të të drejtave të njeriut. Mogherini tha se ajo është e vendosur për vazhdimin e procesit të anëtarësimit evropian të Turqisë.



Lajme të ngjashme