Shtypi botëror 19.07.2017

Një përmbledhje të lajmeve kryesore, që janë publikuar sot nga media botërore në lidhje me Turqinë:

Shtypi botëror 19.07.2017

Shtypi botëror 19.07.2017

Portali online i lajmeve në ShBA, “TurkishNY.com”: Turqia nuk do të lejojë kurrë formimin e një shteti terrorist në kufirin e saj me Sirinë

Në komunikatën përfundimtare të publikuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare (MGK) theksohet se “Një pjesë e armëve dhe municione që disa vende aleate i dhanë organizatës terroriste PYD-YPG në Siri, kanë kaluar në duart e organizatës terroriste PKK. Edhe pse këto organizata duken sikur janë nën emra të ndryshëm, këto në të vërtetë janë e njëjta organizatë terroriste. Në mbledhje u konfirmua edhe një herë se sa i vërtetë është paralajmërimi dhe kundërshtimi ndaj kësaj organizate terroriste”. Në komunikatë në mes tjerash u tha që në qoftë se vërehet ndonjë kërcënim dhe provokim nga Siria dhe Iraku ndaj kufijve jugor, do të vazhdohet me angazhime në kuadër të ligjit ndërkombëtar, ndërsa u tha se kurrë nuk do të lejohet formimi i një shteti terrorist përgjatë kufijve të Turqisë. Në deklaratë u theksua gjithashtu se organizatat terroriste PKK/PYD-YPG nuk mund të legjimitohen duke pretenduar se luftojnë kundër një organizate tjetër terroriste si DAESH.

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”: Erdoan planifikon një vizitë në Gjirin Persik në datat 23-24 korrik

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të fillojë një turne vizitash në vendet e Gjirit për të gjetur një zgjidhje krizës që jetohet mes Katarit dhe këtyre vendeve. Duke iu referuar deklaratës së bërë nga ana e Presidencës së Turqisë bëhet e ditur se planifikohet që vizitat të realizohen mes datave 23-24 korrik. Vendet e Gjirit si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti më 5 qershor kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë vendosur një sërë sanksionesh me “arsyetim se ky vend është duke e financuar terrorin”.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Gazpromi, që nga viti i ri e deri më sot, ka rritur 22% dërgimin e gazit natyror në Turqi

Kompania ruse e energjisë, Gazprom, në periudhën 1 janar-15 korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rritur me 22% dërgimin e gazit natyror në Turqi. Në deklaratën e bërë në lidhje me këtë temë thuhet se: “Në periudhën 1 janar-15 korrik 2017 është rritur vëllimi i gazit natyror që eksportohet në Turqi dhe Evropën jugore dhe jugperëndimore. Eksporti drejt Turqisë është rritur 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ndërsa me Hungarinë është rritur 26,6%. Ndërkaq gjatë të njëjtës periudhë eksporti drejt Serbisë është rritur 47,9% ndaj Bullgarisë 12,6% dhe ndaj Greqisë 10%”.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, IRNA: Pala greko-qipriote përgjegjëse për ngërçin e negociatave të Qipros

Negociatat e Qipros kanë ngecur përsëri. Turqia akuzoi Greqinë dhe palën greke të Qipros për kërkesa të ekzagjeruara dhe për zvarritje të negociatave. Turqia pas mos marrjes së rezultatit në negociatat e Qipros fajësoi Greqinë dhe veçanërisht Ministrin e Jashtëm të Greqisë për minim të negociatave.



Lajme të ngjashme