Shtypi botëror 12.07.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat botërore në lidhje me Turqinë:

Shtypi botëror 12.07.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (12.07.2017)

Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” – Erdogan, thirrje Irakut që të ruajë unitetin e vendit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se duhet me domosdoshmëri që të ruhet uniteti i Irakut dhe të pengohet referendumi për pavarësi, që do të organizohet nga Krahina Autonome e Kurdistanit të Irakut. “Përveçse shkakton paqëndrueshmëri, çdo hap që do të bëhet në Irak, mund të krijojë probleme të reja pa ndonjë efekt”, theksoi kreu i shtetit turk duke u shprehur në favor të integritetit territorial të Irakut.

***

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” – Zeybekci: S’kemi ndihmuar Katarin, por kemi bërë eksport

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, sqaroi të martën se Turqia nuk ka dërguar ndihma në Katar, por ka eksportuar drejt këtij shteti produkte me vlerë 20 milionë dollarë. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të Qendrës Tregtare Turke në kryeqytetin Teheran të Iranit, Nihat Zeybekci, iu përgjigj kritikave në lidhje me produktet e dërguara nga Turqia në Katar. “Turqia nuk po dërgon ndihma. Ne po bëjmë eksport, prej të cilit kemi marrë paratë; pra, fitojmë të ardhura. Deri tani kemi eksportuar produkte të ndryshme me rreth 200 avionë kargo. Ky është ndoshta operacioni më i madh në botë për sa i takon transportit tregtar”, nënvizoi ai.

***

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” – Çavusoglu: Pala grekoqipriote me deklarata të cekëta dhe kërkesa qesharake

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se pala turke ka shpalosur një qëndrim konstruktiv në bisedimet përgjatë Konferencës së Qipros, e cila u realizua në qytetin Krans-Montana të Zvicrës dhe përfundoi pa rezultat. Shefi i diplomacisë turke iu përgjigj interesit të gazetarëve në kryeqytetin Abixhan të Bregut të Fildishtë, ku shkoi për takimin e 44-t të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. “Ne shpalosëm një qëndrim mjaft konstruktiv gjatë negociatave për Qipron. Pala grekoqipriote u paraqit me deklarata jashtëzakonisht të cekëta dhe kërkesa qesharake”, tha ministri Çavusoglu.

***

E përditshmja greke “Estia” – Lëvdata nga SHBA-ja për Presidentin Erdogan

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, bëri me dije se respekton trimërinë e popullit turk për të mbrojtur demokracinë gjatë tentativës për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY). “Jemi të gjithë në Stamboll për një moment të rëndësishëm. Populli turk – gra trimëresha dhe burra të guximshëm – bëri qëndresë kundër projektuesve të grushtit të shtetit dhe mbrojti demokracinë. Tani dua të shpreh respektin tim për trimërinë e këtyre njerëzve dhe të kujtoj me nder viktimat e ngjarjeve të 15 korrikut 2016”, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane gjatë një fjalimi pak ditë më parë në Stamboll.



Lajme të ngjashme