Shtypi botëror 05.07.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 5 korrik 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 05.07.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (05.07.2017)

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” – “Turqia protestoi manifestimin anti-Erdoan në Berlin”

Turqia ka dënuar me forcë aktin provokues të kryer nga Phlipp Ruch para selisë së Kryeministrisë Federale të Gjermanisë. Në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se mos-ndërhyrja e policisë gjermane ndaj pankartës me fotografi të Presidentit Erdoan dhe të kryetarëve të tjerë të shteteve e ka rënduar edhe më shumë ngjarjen. Presim që autoritetet gjermane të reagojnë ndaj kësaj shfaqjeje, pasi në “pankartë bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për dhunë”.

***

Agjencia amerikane e lajmeve “AP” – “Ministri i Jashtëm Çavushollu: ushtarët (turq) nuk do të tërhiqen nga Qiproja në kuadër të një marrëveshje të mundshme paqeje”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se ushtarët turq do të vazhdojnë të qëndrojnë në ishull në kuadër të një marrëveshjeje të çfarëdoshme që do të bëhet për bashkimin e Qipros së ndarë etnikisht. Turqia nuk do ta pranojë një marrëveshje paqeje që e bën të detyrueshme tërheqjen e ushtarëve nga ishulli, një kërkesë kryesore kjo e qipriotëve grekë dhe e njohur nga Greqia dhe shoqëria ndërkombëtare, nënvizoi Çavushollu para gazetarëve në Konferencën e Qipros, që vazhdon punimet në Crans-Montana të Zvicrës. Të gjithë ata “që ëndërrojnë” tërheqjen nga ishulli të gjithë ushtarëve turq duhet “të zgjohen nga kjo ëndërr”, shtoi ai.

***

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” – “Komisioneri Oettinger është për zgjatjen e marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë”

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE), Günther Oettinger tha se Evropa është pro zgjatjes së marrëveshjes që ka bërë me Turqinë për refugjatët. Në një reportazh për një gazetë, Oettinger tha se për mbështetjen e refugjatëve në Turqi gjithsej janë garantuar 3 miliardë euro për vitet 2016 dhe 2017 dhe kjo shumë është e mjaftueshme deri në fund të vitit. “Për t’u njohur refugjatëve mundësinë e marrjes së ndihmave në sasi të mjaftueshme dhe për vazhdimin e këtyre ndihmave duhet përgatitur një marrëveshje pasuese me vlerë 3 miliardë euro të tjera. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume duhet të vijë nga buxheti i BE-së”, shtoi komisioneri evropian.

***

Agjencia azere e lajmeve “Trend Haber” – “Mbledhja e grupit të përbashkët të punës Turqi-Azerbajxhan”

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, është mbajtur mbledhja e parë e grupit të punës që është krijuar me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit. Ministri i Arsimit të Azerbajxhanit, Mikajil Cabbarov në fjalën që mbajti në këtë mbledhje tha se marrëdhëniet e Azerbajxhanit me Turqinë janë të një natyre të veçantë, që nuk e kanë shembullin në botë. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë mjaft të mira edhe në fushën e arsimit. Me mijëra studentë të Azerbajxhanit vazhdojnë studimet në Turqi, po ashtu edhe studentët turq ndjekin arsimin e lartë në universitetet e Azerbajxhanit, u shpreh Cabbarov.



Lajme të ngjashme