Shtypi botëror 28.06.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 28 qershor 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 28.06.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (28.06.2017)

Rrjeti mediatik evropian “Euronews” – “Shans i ri për zgjidhjen e problemit qipriot”

Konferenca e Qipros do të fillojë sot në qytetin Crans-Montana të Zvicrës nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Kjo konferencë është në cilësinë e vazhdimit të mbledhjeve që u mbajtën në janar në Gjenevë. Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Qipron, Espen Barth Eide në lidhje me konferencën bëri këtë vlerësim: “preferenca ime është që këto bisedime të mos shikohen si shansi i fundit, por si shansi më i mirë. Për mendimin tim ky është shansi më i mirë dhe një shans i paparë. Do të ishte për të ardhur shumë keq në qoftë se nuk vlerësohet ky shans. Nëse duhet të jem i sinqertë në atë që them, për mua të gjithë pjesëmarrësit janë të vetëdijshëm për këtë”. Bisedimet në Qipro kanë rinisur në maj të 2015-s dhe përbëhen nga 6 kapituj kryesorë: “Ekonomia”, “Bashkimi Evropian”, “Pronat”, “Qeverisja dhe Ndarja e Pushtetit”, “Territori” dhe “Siguria e Garancitë”.

***

Agjencia ndërkombëtare ruse e lajmeve “Sputnik” – “Ish-presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl në një intervistë për televizionin rus, RT, tha se Ankaraja nuk është kundër popullit kurd, por kundër grupeve që kanë lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK”

Ndërmjet Sirisë dhe Turqisë ka një kufi tokësor 900 km të gjatë dhe problemi (në Siri) ndjehet edhe në Turqi, ka thënë Gyl (Abdullah Gül) sipas “Sputnik” dhe e ka vazhduar intervistën me fjalët: “Në zgjidhjen e këtij problemi duhet të marrim pjesë edhe ne, sepse ky problem përbën rrezik edhe për ne”. Ish-presidenti Gyl u ndal veçanërisht në tensionimin e situatës në veri të Sirisë. “Ne nuk jemi kundër kurdëve. Ajo për çfarë ne nuk jemi dakord është se disa grupe kurde, që kanë lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK, po i zgjerojnë territoret që marrin nën kontroll dhe ndryshojnë me forcë përbërjen demografike të zonës. Natyrisht që një gjë e tillë nuk mund të pranohet dhe shkakton nxitjen e prirjeve për hakmarrje. Dhe kjo gjë na shqetëson edhe neve”, theksoi Gyl.

***

Radio “Zëri i Amerikës” – Mbështetja e Erdoanit është e lartë në mesin e turqve të Evropës”

Janë publikuar përfundimet e raportit me temë “Pjesëmarrja Politike dhe Sociale”, i përgatitur nga Unioni i Demokratëve Turq të Evropës (UTED) duke intervistuar turqit e brezit të dytë dhe të tretë që jetojnë në Gjermani, Francë dhe Holandë. Studimi është në cilësinë e konfirmimit të preferencave politike të turqve që jetojnë në tre vendet në fjalë gjatë votimeve të ndryshme që janë bërë vitet e fundit në Turqi. Vetëm se raporti i simpatisë dhe interesimit që emigrantët turq kanë ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) është më i lartë në krahasim me atë ndaj Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Ndërkohë që raporti i simpatisë dhe vëmendjes ndaj Presidentit Erdoan në Holandë është 73% në mesin e turqve që jetojnë në këtë vend, ndaj AK Partisë është 53%. Në Francë ky raport është 65% me 50%, sërish në favor të Erdoanit, kurse në Gjermani kryeson përsëri Erdoani me 66% përkundrejt 46%.

***

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA” – “Ukraina mund të rrisë transportin e prodhimeve bujqësore në drejtim të Turqisë”

 

Zv.ministrja e Politikave Bujqësore dhe Ushqimore të Ukrainës, Olga Trofimtseva tha se Turqia, e cila është një aktor i fuqishëm në sektorin bujqësor dhe renditet e 4-ta në Evropë për prodhimin e produkteve bujqësore, vazhdon të importojë në sasi të mëdha një seri prodhimesh bujqësore nga vendet e tjera, ku bën pjesë edhe Ukraina. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, punimet dhe bisedimet për finalizimin e të cilës janë në proces, do të ketë një ndikim të fuqishëm në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kievit dhe Ankarasë, u shpreh Trofimtseva, duke shtuar se në rast se merren në konsideratë vëllimi i tregtisë dypalëshe bujqësore, avantazhet si: industria e Turqisë në makineritë bujqësore dhe fuqia konkurruese e sektorit bujqësor të Ukrainës, atëherë Ukraina me Turqinë i kanë potencialet e nevojshme për një bashkëpunim të përbashkët të suksesshëm dhe realizimin e projekteve investuese.



Lajme të ngjashme