Shtypi botëror 17.05.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 17 maj 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 17.05.2017

PODCAST - Turqia në shtypin botëror (17.05.2017)

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press (AP)" - “Trump: Një nder të mirëpres Presidentin e Turqisë”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi në Uashington takimin e parë kokë më kokë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Danëlld Tramp (Donald Trump). Presidentin Erdoan, Tramp e priti në hyrje të Shtëpisë së Bardhë duke i shtrënguar dorën dhe me një bisedë të ngrohtë. Në deklaratën e shkurtër që bëri për gazetarët para takimit (kokë më kokë në Dhomën Ovale) Trump tha se “ndjen një nder të madh” që e pret Erdoanin në Shtëpinë e Bardhë”. Gjithashtu Tramp i ofroi mysafirit turk mbështetjen amerikane përballë sulmeve të tmerrshme terroriste që janë kryer këto vitet e fundit kundër popullit turk. Kurse Presidenti Erdoan e përgëzoi Trampin për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën nëntorin e kaluar në Amerikë. Gjithashtu Erdoan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia punojnë krah për krah në shumë institucione ndërkombëtare siç janë: OKB, NATO dhe grupi i G-20-s, ku bëjnë pjesë vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

***

Agjencia zyrtare ruse e lajmeve “Ria Novosti” – “Sprova e Gjermanisë me terrorin”

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Gjermania tani duhet të bëjë një përzgjedhje midis Ankarasë dhe terroristëve, që morën pjesë në tentativën e përgjakshme për grusht shteti në 15 korrikun e vitit të kaluar. Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë para referendumit, që u mbajt më 16 prill në Turqi për disa ndryshime kushtetuese, u tensionuan për shkak të praktikave naziste dhe raciste të Gjermanisë, por më vonë nisën të vijnë mesazhe pozitive, u shpreh Jëlldërëm, duke shtuar se marrëdhëniet janë tensionuar sërish për shkak të vendimit të autoriteteve gjermane për të pajisur me leje qëndrimi terroristët që kanë lidhje me tentativën e grushtit të shtetit. “Tani Gjermania duhet të marrë një vendim. Në qoftë se dëshiron ti zhvillojë marrëdhëniet me Turqinë, atëherë ajo është e detyruar të orientohet nga Republika e Turqisë, jo nga terroristët”, theksoi Jëlldërëm, cituar nga “Ria Novosti”.

***

Televizioni “Al Arabiya” me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe – “E rrezikshme prezenca e organizatës separatiste terroriste PKK në Sinxhar”

Kryeministri i qeverisjes rajonale kurde në veri të Irakut, Neçirvan Barzani në një reportazh për televizionin “Al Arabiya” tha se prezenca e organizatës separatiste terroriste PKK në Sinxhar është një hap që synon destabilitetin e rajonit në kuptimin e përgjithshëm. Për momentin në Bagdad ka ende grupe që e mbështesin PKK-në, u shpreh Barzani duke shtuar se këto grupe i sigurojnë organizatës mbështetje materiale dhe logjistike. “Unë mendoj se këto politika që ndjekin autoritetet irakiane në drejtim të mbështetjes së terrorizmit janë shumë të gabuara. Këto politika nuk pajtohen me marrëdhëniet e mira të fqinjësisë që kemi me Turqinë dhe nuk janë në të mirën e Irakun. Të gjithë duhet të pajtohemi në atë që ekzistenca e PKK-së në Sinxhar nënkupton destabilitetin e rajonit”,- tha Barzani, duke shtuar se qeveria e Bagdadit duhet ti koordinojë veprimet me Qeverisjen Rajonale (kurde) dhe duhet të kalojë në veprim për të mos lejuar që PKK-ja të jetë një faktor destabiliteti në këto zona.

***

Rrjeti mediatik gjerman “Deutsche Welle” (DW) – “Këndvështrimi evropian ndaj projektit modern të Rrugës së Mëndafshit”

Liderët u takuan në Pekin të Kinës për projektin e Rrugës së Mëndafshit. Vende si Turqia i kanë të larta pritshmëritë nga investimet që do të bëhen për realizimin e projektit në fjalë, investime që arrijnë në miliarda dollarë. Kurse vendet evropiane janë të shqetësuara se me realizimin e një projekti të tillë aktiviteti tregtar do të zhvendoset në Azi. Vëmendjes evropiane nuk i ka shpëtuar as afrimi midis Turqisë, Rusisë dhe Kinës në këtë samit, ku nga vendet anëtare të grupit G7, të formuar nga 7 ekonomitë më të zhvilluara të botës, mori pjesë vetëm Italia. Vlerësimet që janë bërë në median evropiane fokusohen në atë që me anë të këtij projekti (Rrugës së Mëndafshit) rrjedhja dhe dinamika e tregtisë do të përqendrohet më shumë në Azi dhe kjo do të sjellë më shumë zhvillim ekonomik për vendet aziatike.



Lajme të ngjashme