Aleksander Ceferin sërish në krye të UEFA-s

Aleksander Ceferin u rizgjodh të enjten president i qeverisë evropiane të futbollit në votimin e bërë gjatë Kongresit 43. të Zakonshëm të UEFA-s.

Aleksander Ceferin sërish në krye të UEFA-s

Kongresi 43. i Zakonshëm të UEFA-s, ku u zhvillua edhe votimi për presidentin e federatës evropiane të futbollit, u mbajt në kryeqytetin Romë të Italisë.

I rizgjedhur për një mandat të dytë, Ceferin ishte kandidati i vetëm. Ai do të jetë në këtë detyrë deri në vitin 2023.

Avokati slloven u zgjodh në kongresin e jashtëzakonshëm të shtatorit të vitit 2016, pasi FIFA përjashtoi francezin Michel Platini.



Lajme të ngjashme