Gianni Infantino, kandidati i vetëm në zgjedhjet për presidentin e FIFA-s

Gianni Infantino, presidenti i tanishëm i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), është i vetmi kandidat që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në Kongresin e Parisit më 5 qershor të këtij viti.

Gianni Infantino, kandidati i vetëm në zgjedhjet për presidentin e FIFA-s

Qeveria botërore e futbollit njoftoi të mërkurën se në thirrjen për zgjedhjet që FIFA i shpalli më 10 qershor 2018, federatat kombëtare kanë propozuar vetëm një kandidat.

Infantino është në kërkim të mandatit të parë të plotë pas zgjedhjes së tij për president të FIFA-s në shkurt të vitit 2016, kur zëvendësoi Sepp Blatterin, i cili dha dorëheqjen pas hetimeve për korrupsion.

Që kur u zgjodh në krye të FIFA-s, një nga vendimet më të rëndësishme nën presidencën e tij është se Botërori 2026 do të luhet 48 skuadra kombëtare, nga 32 aktualisht. / AA


Fjalët Kyçe: futboll , Gianni Infantino , FIFA

Lajme të ngjashme