Mesfushori Brahim Diaz tani në Real Madrid

Brahim Diaz nënshkruan kontratën me spanjollët për 6 vite e gjysmë.

Mesfushori Brahim Diaz tani në Real Madrid

Mesfushori spanjoll, i cili luante me anglezët e Manchester City, Brahim Diaz, ka bërë një transferim te Real Madrid, duke nënshkruar një kontratë që e lidh me spanjollët për gjashtë vjet e gjysmë, më saktësisht deri në qershor të vitit 2025.

Diaz, 19-vjeç, u bashkua me Manchester City-n duke kaluar nga Malaga kur ishte 14-vjeç, ndërsa këtë sezon ka regjistruar katër paraqitje për “Qytetarët”.

Real Madridi po kalon në një formë jo të mirë këtë sezon, për çka mbrëmë pësoi në fushë të vet nga Real Sociedadi me rezultat 0:2, dhe aktualisht mban vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 30 pikë, 10 më pak se Barcelona, e cila mbrëmë mundi Getafen me rezultat 2-1.

Sipas mediave britanike, Real Madridi i ka paguar Manchester Cityt 15 milionë sterlina për të transferuar mesfushorin spanjoll. (AA)



Lajme të ngjashme